Nga Alfons Zeneli
Te gjithe jane ne gjume,
vetem qyteti s`fle.
Mendon per gjera te medha
e te verteta
Per parqet, rruget,
lumin
dhe lumnine qe fiket
thelle hijeve te veta.
Per cfare ta pyes sonte
qytetin qe nuk fle.
te vetmin ankth te bukur,
po dhimbjen si t`ia them?
Si ta mat naten time
kur engjejt me rrezohen
mbi kte qytet te vogel
me syte e medhenj?
Qyteti im nuk fle.
Nga smogu dhe nga stresi,
nga dhimbjet plot me ngjyra
nuk fleme un` dhe ai.
Te qete ne kete nate
po dehemi me heshtje
tek shkruajme kete vjerrshe
te vetmen jo per ty.