Home KRYESORE Përplasja me armë në Lezhë, ja kush janë autorët dhe të plagosurit

Përplasja me armë në Lezhë, ja kush janë autorët dhe të plagosurit

Personat që janë konfliktuar me armë mbrëmjen e djeshme tek rrethrrotullimi i Ishull-Lezhës janë identifikuar nga Policia e Lezhës dhe njeri është arrestuar; dy të të tjerë janë shpallur në kërkim.

Një 41-vjeçar Marjan Nikolli ka qënë epiqendra e konfliktit dhe ai është plagosur e në fund, edhe është arrestuar.

Policia tha se pas njoftimit se tek rrethrrotullimi i Ishull Shëngjinit ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ka nisur hetimin në vendngjarje dhe ka dalë në përfundimin se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qënë dy vëllezër, Vlash dhe Vlad Seferaj që kanë shkëmbyer zjarr me Marjan Nikollin.

Për pasojë, Marjan Nikolli dhe shoku i tij T.K. janë plagosur dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes; ata kanë përfunduar në spitalin e Traumes në Tiranë.

Por, policia tha se pas një hetimi intensiv dhe të pandërprerë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, u bë i mundur identifikimi i autorëve dhe u arrestuan në flagrancë të plagosurit, Marjani dhe shoku i tij:

1. Marjan Nikolli, 41 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.
2. Briken Kovaçi, 25 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale ” Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje e autorit të krimit” , pasi ky shtetas ka larguar me mjetin e tij nga vendngjarja , shtetasin Marjan Nikolli pas ngjarjes.

Policia tha se dy pesonat e tjerë, vëllezërit Seferaj, janë shpallur në kërkim, sepse:

1.Vlash Seferaj, 31 vjeç , banues në Tiranë për vepren penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

2. Vlad Seferaj, 27 vjeç, banues në Tiranë , për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ” mbetur në tentative dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit” .

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 8 gëzhoja model 54 3 fishekë model 54 të pa qitura; 7 gëzhoja 9mm pistoletë, automjeti Benz në përdorim të Briken Kovaçit. Tashmë hetimet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Share: