Policia italiane ka arrestuar shtatë persona si të dyshuar për vrasjen e një të riu shqiptar. Ngjarja ka ndodhur më 3 korrik në ambientet e jashtme të një klubi nate në Milano, ku pati përplasje mes të rinjve. Albert Drini u qëllua katër herë me thikë dhe ndërroi jetë pas 11 ditësh në gjendje kome. Para tij, agresorët, disa të rinj, nga Amerika Latine plagosën një tjetër të ri me thikë.