Home KRYESORE Predikonin moral dhe seksin mekat, kapen duke bërë seks në veturë!

Predikonin moral dhe seksin mekat, kapen duke bërë seks në veturë!

Dy predikues islamistë maroken, Moulay Omar Benhammad e Fatima Nejjar, drejtues të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Marok, janë zbuluar ndërsa bënin seks në makinën e tyre pranë Kazablankës.

Të paditur për tradhti bashkëshortore (ajo është vejushë, ai i martuar dhe babai i 7 fëmijëve), do të dalin para gjykatës në muajin shtator. Partia i ka pezulluar të dy, duke i akuzuar se kanë “bërë një gabim shumë të rëndë”.

Sipas ligjit në Marok, seksi jashtë martesës është një krim, që ndëshkohet nga 1 deri në 12 muaj. Burri, 63 vjeç, i martuar dhe babai i 7 fëmijëve, është profesor i Studimeve Islamike në Fakultetin e Arteve të Rabatit, anëtar i një shoqate për mësimin e Kuranit për fëmijët, mban lutje në xhamitë e Mohammedia e Meknes dhe është i njohur për nismën e “shkëmbimit të fjalëve të dashurisë në “Facebook”. Ai është akuzuar edhe për “tentativë korrupsioni” ndaj dy policëve, që ndaluan çiftin.

Duke u mbrojtur, predikuesi është shprehur se nuk bëhet fjalë për një tradhti bashkëshortore, sepse me kolegen ka një kontratë “martese sipas zakoneve”, por që nuk njihet ama nga ligji maroken, transmeton Shqip.

Ndërsa Nejjar, 62 vjeçe, është vejushë dhe nënë e 6 fëmijëve, predikuese islamiste. Edhe ajo është e njohur për videot e saj ‘online’ (në një nga të cilat, i fton vajzat të mos ulen në vendin e djemve dhe të mos qeshin para tyre, sepse këto sjellje shkaktojnë ‘nisjen epshit’; ndërsa në një tjetër i bën apel grave të mos bien “në tundim dhe llastim’).  Gruaja është akuzuar për tradhti bashkëshortore në bashkëpunim./ Gazeta express

Share: