ONKOLOGJA NUK ZHVILLOHET ME ULJEN ARBITRARE TE NUMERIT TE SHTRETERVE NE QSUT!
Nga Tritan Shehu
Sektori onkologjik ne vendin tone, shume larg niveleve europiane.
Kjo situate eshte ne parandalim, debistim, diagnostikim, mjekim, kemio e radioterapi, statistike, etj, pa permendur ketu trapiantet e indeve e organeve.
Gjendja eshte e rende per stadet e teknikat e diagnostikimit; cilesine, shume llojshmerine, korrektesine kohore te mjekimit etj.
Keto shpjegojne dhe vdekshmerine e larte qe kemi: te ne sherueshmeria per semundjet onkologjike eshte reth 35%, ne BE eshte mbi 60 %.
VENDIMI I DREJTUESVE AKTUALE PER TE ULUR SHTRETERIT E HOSPITALIZIMIT, QOFTE DHE DUKE RRITUR ATO DITORE, AMATORESK.
Nje vendim i tille nuk bazohet ne asnje studim shkencor e profesional, ne asnje strategji zhvilluese te sektorit, eshte marre pa u konsultuar me specialistet.
CILI ESHTE VIZIONI STRATEGJIK I ZHVILLIMIT TE ONKOLOGJISE SONE, NE TIRANE E PERIFERI, MBESHTETUR ME FINANCIME?
Nuk ka studim te tille real e aq me pak konkluzione e implementime strategjike.
Jemi i vetmi vend europian qe nuk ka “Rregjistrin Themeltar te Tumoreve”.
Onkologjia eshte nje sektor multidisiplinar, me mortalitet te larte, me impakt social, me kosto disa here me te madhe se vlerat e parashkuara te ne.
Per tu permiresuar ajo duhet perballuar si e tille, ne menyre komplekse, shkencore, e shtrire ne territor, me objektiva parandalimi, debistimi e mjekimi.
DUHET TE FILLOHET NGA NGRITJA E “INSTITUTIT TE TUMOREVE”, ME SHTETER, KERKIM etj, QE TE RREZATOJE NE TE GJITHE VENDIN.
Kjo kerkon vizion e vullnet politik qe sot mungojne, financime te konsiderueshme, qe spekullimi “Shendetsi Falas” nuk mund t’i realizoje.
PER NE ONKOLOGJIA DO TE JETE OBJEKTIV MADHOR KOMBETAR!