Kryetari i Partisë Republikane, zoti Fatmir Mediu, doli para mediave në një pronocim mbi situatën alarmante që po përjetojnë pronarët legjitimë të Bregdetit të Jugut, kryesisht zona e Himarës, të cilët nuk po arrijnë të kryejnë asnjë veprim me pronat e tyre, qoftë kompensim, qoftë legalizim apo regjistrim në Hipotekë, si pasojë e veprimeve arbitrare të Qeverisë Rama. Më poshtë prononcimi i plotë i kryetarit Mediu:
Partia Republikane dënon çdo formë të dhunës qeveritare…. mbi banorët e Himarës dhe gjithë bregdetit.
Partia Republikane kërkon kthimin e pronave në bregdet dhe mbarë Shqiperinë, si një e drejtë legjitime e banorëve të këtyre zonave që i kanë ndërtuar dhe trashëguar këto prona ndër shekuj.
Partia Republikane kërkon të regjistrohen të gjitha pronat e pronarëve të ligjshëm shtëpi apo prona të tjera në Himarë, e gjithë bregdetin, të hipotekohen dhe pajisen me çertifikatat e pronësisë.
Eshtë e turpshme kur nga njëra anë qeveria legalizon paligjshmërinë dhe atyre familjeve që e kanë pronë prej shekujsh nuk ja njeh.
Të ndalet çdo projekt shkatërrues në emër të interesit publik korruptiv që cënon pronën legjitime dhe I shërben vetëm interesave korruptive të pushtetit.
Cdo plan zhvillimi ka nevojë për gjykimin dhe mbështetjen e komunitetit. As Kryeministri dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të sillet si pronar me pronat e bregdetasve
Kjo perlë e natyrës shqiptare me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit do të zhvillohet vetëm atëherë kur prona të shkojë tek i zoti, por njëkohësisht, duke ruajtur vlerat historike.
Betonizimi dhe babëzia kane shkatërruar ato pak vlera historike qe i kanë ngelur vendit tonë dhe kjo është fatkeqësi kombëtare.