Home KRYESORE Perparim kabo tmerron me analizat e ujit të pijshëm në Tiranë

Perparim kabo tmerron me analizat e ujit të pijshëm në Tiranë

Pedagogu dhe publicisti Përparim Kabo ka kryer analizat e ujit në shtëpinë e tij. Por pamja e gotave të mbushura me ujin e cesmës trondisin. Shikoni fotot dhe bashkë me të edhe analizat në aparat. Ne mos gabojme Kabo banon prane shkolles Edith Dyrham dhe mund te kete patus ndonje carje tubi te ujesjellisit atje. I bejme apel autoritetit perkates te verifikoje dhe stabilizoje situaten. Ndryshe situata do mbetet e rende!

Ja cfarë shkruan i tronditur profesor Kabo:

“Pas një telefonate rekomanduar nga zonja Tinka Kurti në orën e caktuar mbriti në shtëpinë time një djalë me një paisje për të matur cilësinë e ujit. Flitet për një studim që bëhet nga një kompani e huaj,…mbase! Pas analizave uji në rubinet rezultoi me metale, dhe pas analizave dhe zbërthimit krijoi të gjitha ngjyrat e frikëshme që tregon se kishte të gjitha ata përbërës që na vrasin çdo ditë. Ndaj nuk mund të heshtim. Lypset një oponencë civile. Zoti Kryetar i Bashkisë në Tiranë ku unë banoj, bashkë më përpjekjen për furnizim me ujë të pishëm 24 orë për të cilin zotim ju jeni përbetuar, ju lutem shikoni cilësinë e ujit. Hepatiti është më i vogli dëm.Metalet e rënda vrasin në mënyrë të tmershme me patologji kanserogjene. Përpara se të flasim për një vend me orjentim europian, të bejmë një vend normal që pi ujë që nuk vret!.

uji i ndodtur i kabosTë nderuar miq ju ftoj që gjithësecili nga ju ta provoni ujin tuaj në shtëpi dhe do të shihni se sa të rezikuar jemi…përditë nga pak si pa e kuptuar. Nuk pihet, nuk mund të gatuhet me të, nuk mund të lahen rrobat me të, nuk mund të lahen dhëmbët me të…Vigjilienca qytetare mund të ndryshojë situatën hap pas hapi. Nuk mund të heshtet më …Duhen instaluar filtra në tubat magjistral që bëjnë furnizmin me ujë të pijshëm, ky është një detyrim publik.E ftoj Këshillin Bashkiak në Bashkinë e Tiranës ta marri në konsideratë”.

Share: