Home KRYESORE Prokuroria turke kërkon burg të përjetshëm për Gulen

Prokuroria turke kërkon burg të përjetshëm për Gulen

Prokuroria turke lëshoi dy urdhër-arreste për Fetullah Gulen, pasi kërkoi dy burgime të përjetshme dhe një dënim shtesë prej 1.900 vitesh burg. Ai akuzohet si organizatori i grushtit të dështuar të shtetit që ndodhi më 15 korrik. Kërkesa vjen në një kohë kur në botë dyshimet po rriten se presidenti Erdogan e ka organizuar vetëm grushtin e shtetit, me qëllim eliminimin e kundështarëve politikë, kryesisht atyre që mbështesin Gulen.

Komisioneri Hahn tha se këto dyshime rriten kur shihet që lista e të arrestuarve ishte e parapërgatitur.

“Akti i akuzës përmban 2.527 faqe i miratuar nga prokurorët e rajonit në Usak (perëndim) kundër predikuesit 75 vjeçar, në mërgim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa Ankaraja kërkon ekstradimin e tij.

Share: