Home KRYESORE Protestë në Himarë, Neranxi: Edi Rama po ndez vatra armiqësish!

Protestë në Himarë, Neranxi: Edi Rama po ndez vatra armiqësish!

Në këto momente në Himarë po mbahet protesta e paralajmëruar nga komunitetit himarjot për çështjen e pronave. Organizatori i kësaj proteste, biznesmeni Nikollaq Neranxi njekohesisht Drejtor Ekzekutiv i Komunitetit Himarjot, në fjalën e mbajtur i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama që të anulojë planin e zhvillimit që përfshin shembjen e shumë shtëpive në Himarë.

Neranxi i kujtoi kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro dhe Kryeministrit, Edi Rama se do të mbajnë përgjegjësi për këtë që po bëjnë. Ai theksoi se parate dhe pushteti po u errëson sytë dhe se nuk dinë se çfarë po bëjnë.

“Kam një mesaxh personal për Kryeministrin Rama. Duke pasur mamanë nga Vunoi ne kemi njohje shumë të vjetër z. Rama. Z. Rama meqë ke menduar dhe të pleqërosh në këto anë dhe jo të ikësh diku gjetkë, si ta mori mendja t’i prishësh shtëpinë djalit tim!?

Nuk mendove sado pak për të ardhmen e djalit tënd Zaho? Si bij të familjeve që kanë njohje të vjetra. Çfarë do t’i tregojnë njëri-tjetrit këta kur të rriten… sesi babai i njërit grabiti shtëpinë e tjetrit?! Pse ndez vatra armiqësie që do të mbarten në breza z. Rama? Thirri mendjes dhe anulo urgjentisht çdo plan ogurzi për të ç’bërë Himarën”, deklaroi Neranxi./Panorama

Share: