Home KRYESORE Pse Koço Kokëdhimës i pëlqen vera e Tomë Doshit?

Pse Koço Kokëdhimës i pëlqen vera e Tomë Doshit?

Tomë Doshi mban verë të mirë dhe puro të mira, kjo dihet. Koco Kokëdhima ka pasionin e koleksioneve, të rakisë së zgjedhur dhe të bisedave të këndëshme.

Tomë Doshi, është një mik i mirë i Ramës, mik i kohërave të vështira. Edhe Kokëdhima ka qenë dikur një mik mrekulli bërës i kryeministrit të sotëm. Por sot ai ndjehet besëthyer nga Rama.

Tomë Doshi, një përplasje që pati me kryeministrin në publik, duket se e tejkaloi, përmes reflektimit të Ramës, që nuk u kursye së kërkuari falje. Në mënyrën e tij.

Koco Kokëdhima, mbas besëthyerjes së Ramës, është afruar edhe më shumë me Metën, jo vetëm si negociatori i dikurshëm i pajtimit të tyre, por edhe si në besëdhënie të re…

Tomë Doshi ka ene marrëdhënie të tendosura me kryeparlamentarin, pas akuzave të rënda që lëshoi ndaj tij. Mbetur të pa vërtetuara.

E megjithë këto ndryshime që kanë me njeri tjetrin në lidhje me kryeministrin, ata janë parë disa herë të pijnë plot shije verë të mirë dhe të kalojnë në humor të hareshëm sëbashku.

Mediat shtrojnë pyetjen: është Tomë Doshi që kërkon të pajtojë Kocon me Ramën, apo është Kokëdhuma që kërkon të shuajë armiqësinë Meta-Doshi?

Apo është thjesht një miqësi e qëndrueshme e vaditur me verë të mirë?/360grade.al

Share: