Nga Oerd Bylykbashi
Vesi del me shpirtin thone…
Kjo mazhorance e ka tmerr lirine e medias, si eterit e 1944 qe i frymezojne. Para tre ditesh sollen ne komision ligjin per Prokurorine Speciale te cilin e kishin hartuar ne erresire te plote, me te cilin media denohej nese tentonte te bente transparence, duke e quajtur “ndikim te papershtatshem”! Opozita dhe media e denoncoi menjehere. Ai nen nuk kalon!
Por keta nuk heqin dore nga kercenimi mbi median! Mesa duket, te njejtin kercenim e kane futur tek ligji i Prokurorise se zakonshme; ligj tjeter ky. Edhe kete e kane gatuar te vetem ne komision kur u mblodhen para miratimit te amendamenteve kushtetuese, atehere kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si cdo gje tinzare, edhe kjo eshte bere ne fshehtesi.
Ky nen i ri qe vret lirine e medias nuk ka asnje shans (as teorik) te kaloje! Opozita do ta kundershtoje kete tentative te re mazhorances!