Home KRYESORE Njera me fisnikëri, tjetra me djallëzi, njera ëngjëll dhe tjetra demon!

Njera me fisnikëri, tjetra me djallëzi, njera ëngjëll dhe tjetra demon!

Nga Capajev Gjokutaj

Nënës i duhen 20 vjet ta bëjë fëmijën burrë, gruas i mjaftojnë 20 minuta ta bëjë burrin teveqel, thotë një aforizëm.

Në pamje të parë duket se shahet burri si i dobët dhe i paqendrueshëm, demonizohet gruaja dhe fisnikërohet nëna.

Tërheq vemendjen dëshira për kundërvenie totale. Nëna me durim, përkushtim, lodhje e mundime. Gruaja me tundim, ngasje dhe, tak-fak.

Njera me fisnikëri, tjetra me djallëzi, njera ëngjëll dhe tjetra demon.

Në fakt edhe nëna, edhe bashkshortja janë role të gruas, gjallojnë tek i njëjti person. Si të tilla vështirë se e përjashtojnë, pa le ta mohojnë njera – tjetrën.

Atëhere ku t’i ketë rrënjët kjo kundërvënie përjashtuese?

Tek nevoja psikologjike të nënës dhe nuses për të dominuar të njëjtin person?

Tek interesa materialë të jetës së përditshme?

Apo është dredhi e “teveqelit”: shpie në ekstrem kontradikta reale dhe ndan e përçan gjininë tjetër për ta sunduar më lehtë dhe më gjatë?

Apo…

Share: