Home KRYESORE Sherr me Presidentin për postin e Shukri Xhelilit: te anulohet dekreti për...

Sherr me Presidentin për postin e Shukri Xhelilit: te anulohet dekreti për zgjedhje ne Dibër?

Duket se socialistët nuk janë dakord për të zhvilluar zgjedhje në 11 shtator në Dibër, siç vendosi presidenti Bujar Nishani me dekretin e tij perkates. Permes deputetes Blerina Gjylameti, Partia Socialiste kërkoi anulimin e menjëhershëm të dekretit, sipas tyre antikushtetues.

Gjylameti tha se dekreti për zgjedhjet nga ana e presidentit ishte i nxituar dhe antikushtetues. “Vendimi për shkarkimin e Xhelilit nga Gjykata Kushtetuese është bërë public dje nga Gjykata Kushtetuese, sipas Gjylametit, e cila saktësoi se ky vendim nuk ka hyrë ende në fuqi”.

Në momentin kur u shpall dekreti thonë socialistët vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm sa ishte njoftuar mediatikisht dhe nuk kishte marrë fuqi juridike. Për këtë Gjylameti u shpreh: “Për këtë, i kërkoi presidentit të konstatojë pavlefshmërinë absolute të aktit administrative sa më shpejt në mënyrë që mos shkaktohen pasoja të padëshiruara nga ligji”.

Nuk vonoi nje përgjigje nga zyra e Presidences qe permes shefit te Kabinetit Olsi Lafe argumentoi se gjithcka ishte kryer sipas ligjit dhe pas vendimit te Gjykates dhe informimit qe i ishte bere Presidentit Nishani nga ana e Gjykates. Sipas Presidencës, data e zgjedhjeve korrespondon me të gjitha afatet ligjore dhe është në përputhje me nenin 10 të Kodit Zgjedhor.

“Shkresa njoftuese nga gjykata kushtetuese pas vendimit për rrëzimin e kërkesës së Shukri Xhelilit ka mbërritur në Presidencë në datën 1 gusht. Jemi informuar se data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është 1 gusht 2016. Nga ku fillon përllogaritja e datës për mbajtjen e zgjedhjeve dhe datat janë 4 shtator ose 11 shtator, 2016.

Data e përcaktuar në dekret korrespondon me afatet ligjore të nenit 10 pika 3 të Kodit Zgjedhor. Po ne qendrim te njejte ishte edhe Partie Demokratike qe foli permes zedhenese se saj Ina Zhupa

Shukri Xhelili u shkarkua pas skandalit seksual të zbuluar nga media, ku kërkonte favore seksuale në këmbim të vendeve të punës.

Share: