Home KRYESORE Shperthen Alma Lama ndaj Mediave te “Koha”

Shperthen Alma Lama ndaj Mediave te “Koha”

Nga Alma Lama

Mediat e Kompanise Koha i kane vene vetes detyre qe te bejne te pamunduren per te perbaltur e perlyer emerimin tim si ambasadore ne Itali. Pas nje serie shkrimesh e emisionesh televizive ku emri im atakohet mbi bazen e shpifjeve e manipulimit te opinionit publik, ja dhe nje lajm me pak rreshta por qe mban ne vete nje sere manipulimesh:

Thone se dekretimi im u be pas shkrimit te tyre qe e lidhnin me demarkacionin.-MANIPULIM – ku jane faktet per kete? Ne fakt ky rresht eshte shkruar per te perligjur shkrimin ne faqen e pare te gazetes te heneb qe ishte teresisht spekulim.

Thote qe une i kam mundesuar kuorumin Hashim Thacit. -MANIPULIM- kuorumi ka qene edhe pa mua. Une nuk mund te plotesoja deshiren e kesaj kompanie qe t’i bashkohesha opozites.

Thote qe kam deklaruar se nuk do marr pjese ne seance. MANIPULIM- asnjehere nuk kam deklaruar do marr apo jo pjese, jam deklaruar vetem si do te jete vota ime.

Ne fund as kjo media dhe askush nuk u mor me kredencialet e mia profesionale per detyren e re, por vetem mllef e manipulim.

Levizjet ne karrieren time jane e drejte e imja ekskluzive, dhe me e bukura eshte se te gjithe rrugetimin e kam bere me pune e cila me eshte vleresuar.

Shumekush ne kete vend po perfiton nga fakti se sistemi i gjyqesise nuk po funksionon si duhet, dhe njerezit pertojne te ngrene padi per shpifje.

Ne fund i bej ftese gazetes KD e cila ne te njejten menyre pati perbaltur memorialin Heroinat, per te cilin tere jeten do te ndihem krenare, qe te bejne ndonje shkrim se pse po lihet ne ate gjendje, pa nje lulishte, pse po trajtohet kaq pa dinjitet i vetmi memorial qe iu dedikohet kontributit te grave te Kosoves gjate luftes, ku ka pjesen e saj edhe pronarja e gazetes?

Share: