Home KRYESORE Shqiptarët që marrin pjesë në “Rio 2016”, por jo për Shqipërinë

Shqiptarët që marrin pjesë në “Rio 2016”, por jo për Shqipërinë

Shqipëria dhe Kosova përfaqësohen me 14 sportistë në Rio 2016, por ata nuk janë të vetmit shqiptarë në këto lojëra. Shqiptarë të tjerë marrin pjesë me vende të tjera, që në kaluarën garuan me flamurin kuq e zi. Qitësja Enkelejda Shehu është më veterania.

47-vjeçarja përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi ishte në lojërat olimpike me Shqipërinë në Barcelonë 1992 dhe Atlanta 1996.

Enkelejda Shehu kthehet në një eveniment të tillë pas 20 vitesh. Në Rio 2016 marrin pjesë edhe dy mundës që në të kaluarën përfaqësuan Shqipërinë, ndërkohë që vendi ynë nuk ka asnjë sportist të kësaj disipline në këto lojëra.

Sahit Prizreni dhe Elis Guri do të garojnë respektivisht për Australinë dhe Bullgarinë. Prizerni ishte pjesë e ekipit olimpik shqiptar në Athinë 2004 dhe Pekin 2008, te këto të fundit mbajti edhe flamurin në ceremoninë e hapjes. Elis Guri përfaqësoi Shqipërinë në olimpiadën e vitit 2008. /TV KLAN

Share: