Home KRYESORE Si humbën vlerat e Fishtës, Prishtinë 2016!

Si humbën vlerat e Fishtës, Prishtinë 2016!

Nga Marion Gorica

At Gjergj Fishta filozof,ideolog kombëtar dhe vizionar, ishin pikërishtë këto përkufizime të cilat më bënë të udhëtojë drejt Prishtinës për të respektuar këtë figurë të rëndësishme për të gjithë kombin Shqiptarë.

Më dëshirën më të madhe vendosa të isha pjesë e një konference shkencore mbi figurën At Gjergj Fishtës, e këtij njeriu të madhë i cili na la një kulturë të gjerë në letërsinë Shqipe dhe jo vetëm.

Një sesion i vecantë ky , në prezencë të akademikëve të rëndësishëm nga trojet shqiptare, njerëz të artit dhe kulturës , mbase dhe pse një pjesë e vogël ,sërishtë meritojnë të përgëzohen.

Goxha organizim parimisht , kështu mund të quhet një aktivitet nga shoqëria civile, njerëz të ardhur nga të katërta anët , por sikur i kishin zgjedhur me gishta.

Fishta nuk ka nevojë për ne dhe pikërishtë kështu është . Fundja ne kemi nevojë për të. Por nuk është kjo ajo tek e cila duhet të ndalojë. Është pikërishtë fakti sesi në këtë verë të vitit 2016 , pikërishtë të gjithë ne që po flisnim për të, e rrëzuam figurën e lartësuar të Fishtës.

Hodhëm poshtë vlerat dhe dinjitetin Fishtjan dhe a e dini përse? Sepse askujt nuk i interesoj ai. Nuk i interesoi medias, nuk i interesoi politikës, nuk i interesoi të rinjve. Nuk i interesoi asnjë drejtuesi institucioni dhe aq më tepër kishte nga ata të cilët e hodhën poshtë Fishtën aty kur ju “cënuan” interesat personale.

E po flas këtu për dikë tjetër, një femër e cila për vetë pozicionin që ka respektohet nga potenciali. Nuk kam asgjë përsonale me të ,por më vjen keq për faktin sesi e hodhi poshtë të gjithë mundin e saj , doli të fliste për Fishtën por askund su pa ai. A e dini për kë po flas, për të bijën e Lasgushit, mjeshtrit të penës , artist në shpirt.

Lasgushi ,ai që lartësoi Pogradecin me vargjet e tij. Ishte pikërishtë e bija e tij që në një moment i demoralizoi të gjithë , braktisi gjithcka duke lënë fjalimin e saj në mes e duke i vënë shqelmin dhe Fishtës.

E pikërishtë kështu humbet vlera e cdo figure që ka një histori të gjatë në këtë vend. Mbase kishte të drejtë , këtu askush nuk respektohet!

Kaq shumë i kushtonte medias të bënte një pasqyrim të gjithë atij investimi kulturor dhe historik? Vallë ku janë drejtuesit e institucioneve të cilët thuhet se respektojnë cdo person i cili ka kontribuar për këtë vend?

Gjergj Fishta nuk është profet i fesë , është profet i kombit që i bashkoi shqiptarët e tri feve. Kaq pak respekt gëzon një figurë e tillë, ishin apo jo 20-30 persona nga Shqipëria ,Kosova, Maqedonia?!

Nëse disa mund ta quajnë pasqyrim dhe vlerësim për Fishtën unë do ta quaj rrënim, ai u tradhëtua nga të gjithë , u la në baltën e harresës dhe ata të cilët u munduan ta kthejnë në fokusin tonë nuk bënë asgjë tjetër sesa e zhvlerësuan figurën e tij.

Ps: Ky eshte opinioni dhe interpretimi i autorit. Jo domosdoshmerisht i Redaksise se Perqasje.com e cila mund te gjeje aty edhe probleme organizimi.

Share: