Home KRYESORE Sophia, roboti inteligjent që do të shkatërrojë njerëzimin

Sophia, roboti inteligjent që do të shkatërrojë njerëzimin

Një robot inteligjent ofroi një përgjigje vërtet trishtuese për pyetjen e intervistuesit: “A doni të shkatërroni njerëzit?” “Ok”, tha “Sophia” duke qeshur. “Unë do të shfaros njerëzit”

Sophia, roboti që ngjan si njeri, ka lëkurë silikoni, ka 62 shprehje fytyre dhe mund të mbajë mend ndërveprimet e saj me njerëzit. Duke folur për krijuesin e saj, Dave Hanson në SXSW, ajo thotë, “Unë tashmë jam shumë e interesuar në dizajn, teknologji dhe mjedis.” Ajo thotë gjithashtu se dëshiron të fillojë një biznes dhe një familje.

Kjo nuk është hera e parë që një një robot i Hanson thotë me të vërtetë gjëra alarmante, në lidhje me qeniet njerëzore. Robotët që ngjajnë si njerëz mund të duken të çuditshëm e madje edhe të frikshëm, por shkencëtarët besojnë se ata janë çelësi i zbulimit të një të ardhmeje, ku qëniet njerëzore bashkëjetojnë me kompjuterat superinteligjent, duke bashkëpunuar dhe në marrëdhënie me njëri-tjetrin./tvklan.al

/opinion.al

Share: