Home KRYESORE Sot eshte dita e rimendimit per Opoziten

Sot eshte dita e rimendimit per Opoziten

Nga Romeo Gurakuqi

Besoj ska ma dyshime, medyshje, andrra per zgjidhje deus ex machina, per nderrim zakonesh e qimesh te ujqerve.

Por qe te udheheqesh duhet ta meritosh! e ta meritosh, duhet te dish, duhet te programohesh, duhet te sqarohesh, duhet te ndertosh skemen mbeshtetese nderkombetare, duhet te perkushtohesh ndaj popullit qe vuan dhe jo ndaj cehres te se shkuares, te jesh koherent dhe i drejte, ne vleresimin e situates qe po degradon cdo ore, nderkohe qe Binomi i se keqes eshte aty, i patundur, mbeshtetur ne ithtaret e paepur te se kuqes.

Sot besoj se eshte dita e rimendimit per Opoziten: te behet ajo nismetarja e perfundimit ne detaje, brenda kufijve ligjore e Reformes ne Drejtesi; te behet ajo partia euro-atlantike e mbeshtetur nga aleatet; te behet ajo nismetarja e ndryshimit te domosdoshem te Kodit Zgjedhor, permes rivendosjes se votimit emeror per kandidatet dhe votimit elektronik; te behet ajo nismetarja e rishperndarjes se kolegjeve elektorale, permes kontrollit te regjistrave strikt ne sistem; te behet ajo nismetarja e rishperndarjes administrative te njesive territoriale te vendit, mbasi keshtu sikur e ka ndertuar Edi Rama dhe Djalin e andrrave konsensuale dhe teknike, Zona e Pare Operative dhe Blloku, do risiguroje mbisundimin dhe mbijetesen ne Republiken e Kanabisit.

Kerkesa per nje Qeveri Teknike e bere sot, eshte hapi i pare, por qe duhet te artikulohet qarte: Qeveri Teknike , do te thote, ne rastin e kesaj Republike te degraduar, vendosja e nje njeriu/ njerezve, jo te dobet dhe jo te mplakur. Gjetja e udheheqesise teknike eshte nje sfide qe duhet te dale jashte lojes se ndyre politike, te njerezve qe kane frike nga arritja e Uncle Sam. Shqiperia ka nevoje per nje qeveri teknike njerezish te ditur dhe te vendosur. Opozita duhet ta artikuloje ate qarte. Vonesa ne artikulim, mungesa e qartesise, solli rikompozimin dhe ringjizjen e Aleances se Ngjalave.

Opozita duhet te udheheqe popullin, sic diti ta beje sot!

Share: