Home KRYESORE Studimi shokues: Ja cfare u ndodh njerezve qe nuk pijne alkol.

Studimi shokues: Ja cfare u ndodh njerezve qe nuk pijne alkol.

Një studim tek personat që nuk konsumojnë alkool, ka arritur në përfundime befasuese. Sipas studimit, njerëzit që nuk konsumojnë alkool, kanë më shumë mundësi të vdesin në moshë më të re.

Studimi i sapo dalë tregon se ata që pinë rregullisht alkool, pa e tepruar, mund të jetojnë më gjatë, në krahasim me ata që nuk kanë qenë kurrë të dhënë pas alkoolit. Po, po, ju e keni lexuar këtë mirë: Studimi shton se abstenimi nga alkooli krejtësisht, mund të çojë në një jetë më të shkurtër sesa ata që janë përdorues të tij në mënyrë të moderuar.

Në këtë studim janë përdorur njerëz të moshës prej 55 deri në 65 vjeç. I udhëhequr nga psikologu Charles Holahan nga Universiteti i Teksasit në Austin, është nxjerrë përfundimi i këtij studimi se normat e vdekshmërisë kanë qenë më të larta për ata që nuk e kanë përdorur kurrë këtë pije, të ulëta për ata që konsumojnë alkool me të madhe, dhe, edhe më të ulëta për ata që pinë alkool me masë, nga 1 deri në 3 gota në ditë.

Nga 1,824 pjesëmarrës në studim, vetëm 41 për qind e konsumuesve të kujdesshëm, kanë vdekur para kohe, në krahasim me 69 për qind të jo-konsumuesve të alkoolit. Madje, edhe ata që konsumojnë alkool me të madhe, kanë dalë më mirë sesa ata që nuk e konsumojnë fare, me 60 për qind të vdekjes së parakohshme.

Pavarësisht rrezikut të shtuar për cirozë dhe disa lloje të kancerit, për të mos e përmendur varësisë që mund të krijohet, aksidentet dhe gjykimet e dobëta që lidhen me ‘pijanecët’, ata që konsumojnë alkool kanë më pak gjasa të vdesin sesa ata që qëndrojnë të ‘thatë’.

Një shpjegim i mundshëm për këtë është se alkooli mund të jetë një lubrifikant i madh social dhe rrjetet e forta sociale janë esencialë për ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik.

Ata që nuk përdorin alkool kanë treguar shenja më të mëdha të depresionit, në krahasim me homologët e tyre raki-dashës. Përveç shëndetit të zemrës dhe të mirave të tjera të përdoruesve të moderuar të alkoolit (sidomos verës së kuqe), gjithashtu ndihmon në rritjen dhe zgjerimin e shoqërisë.

Pra, është gjithmonë e rëndësishme të pini me përgjegjësi dhe kujdes. Ky është një studim që thote se duhet ngrini një gotë!

Share: