Home KRYESORE Pas vrasjes së turistit rus policia “me dorë të hekurt”,

Pas vrasjes së turistit rus policia “me dorë të hekurt”,

Pas incidentit në Himarë që i morri jetën një turisti rus, policia Kufitare ka nisur një operacion me dorë të hekurt sa i përket bllokimit të mjeteve lundruese.

Kesaj Populli i thote: si Kopili pas te vjelit, por në “syrin e ciklonit” janë mjetet lundruese që nuk kanë dokumentacion dhe që shkelin perimetrin e sigurisë në plazhe duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Nga fillimi i sezonit e deri tani janë bllokuar 20 mjete lundrimi. Vetëm ditën e sotme janë bllokuar 7 mjete lundrimi. Prej 1 qershorit e deri më datën 3 gusht Policia Kufitare ka bllokuar 13 mjete lundruese nga të cilat 1 skaf, 2 gomone dhe 10 motorë uji.

Njëkohësisht në kuadër të masave për sigurinë në plazhe Policia Kufitare thotë se iu ka dërguar 20 shkresa bashkive, që kanë në juridiksion plazhe për marrjen e masave me qëllim krijimin e perimetrit të sigurisë./tvklan.

Share: