Home KRYESORE Tkurret superkoalicioni i majtë, mbeten 4 parti

Tkurret superkoalicioni i majtë, mbeten 4 parti

Zytarisht në zgjedhjet e pjesshme në Dibër do të jenë në garë përballë njëri-tjetrit, 2 koalicione. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka regjistruar në mbledhjen e radhës koalicionin e majtë Aleanca për Shqipërinë Europiane, të përbërë nga 4 parti, Socialistët, Lsi, PDIU dhe Aleanca Demokristiane e Zef Bushatit, si dhe koalicionin e drejtuar nga Partia Demokratike dhe 11 aleatët e vegjël të saj.

Nuk dihet nëse për shkak të interesit të vogël për zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës, por vihet re një tkurrje e koalicioneve, dhe më e dukshme kjo është në koalicionin e majtë. Nga 37 forca që u rreshtuan ne Aleancën për Shqipërinë Europiane, në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar janë reduktuar në 4 të tilla për zgjedhjet e 11 Shtatorit.

Më besnikë duken aleatët e demokratëve edhe pse disa prej partive që kishin kërkuar të bëheshin pjesë e koalicionit të djathtë nuk u pranuan të regjistrohen nga komisionin qendor i zgjedhjeve për shkak se nuk kishin kthyer mbrapsht fondet e buxhetit të shtetit, detyrim që rrjedh për partitë që nuk kanë arritur të marrin 0.5 % të votave në rang vendi.

Brenda 19 Gushtit të dy koalicionet duhet të regjistrojnë kandidatët e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhje. Të majtët kanë zytarizuar, si kandidatët për kryetar të Bashkisë Dibër, kirurgun Muharrem Rama dhe demokratet dhe aleatet e tyre, deputetin Sherefedin Shehu.

Ky zhvillim sigurisht eshte tregues i asaj qe ndodh brenda koalicionit qeverises dhe pakenaqesise ndaj punes se tij krahasuar me premtimet pa dogane realizuar ne zgjedhjet e fundit.

Share: