Jonida Çanaku vdiq e mbytur me spango në fyt nga burri me të cilin bashkëjetonte. Turpi për bashkëjetesën e saj me një burrë më të madh duket se ka qenë më i rëndë se vetë vdekja ne provincen ku ajo jetonte.
Sot në fshatin Kryekuq të Divjakës, aty ku ajo kishte jetuar për 29 vite kishte rënë heshtja e “turpit”. Shumë pak njerëz morën pjesë në funeralin e saj. Askush nuk vleresoi faktin se Jonida kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me Sokratin, pas presionit të familjes, por ky i fundit nuk e ka pranuar ndarjen.
Banorë të fshatit Kryekuq të Divjakës, ku banonte vajza më e vogël e familjes Çanaku, fqinjë e të afërm thonë se nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë mortore per shkak se ajo kishte patur marredhenie me nje burre te martuar! Vetëm 25 vetë e përcollën Jonidën në banesën e fundit dhe te gjithe e kane perfolur nen ze ne shtepiat e tyre. Historia e saj do te mbaje gjate ne gojedhanat e provinces dhe do te burgose shume endrra vajzash te reja per shkak te asaj qe mund ti ndodhe nese ato guxojne si ajo, Jonida!
Por ndryshe ndodh në shtëpinë e autorit të vrasjes, i cili vendosi të largohej edhe vetë nga kjo jetë pasi i mori frymën Jonidës, por atje me te njeten psikologji qorre edhe pse me kahe te kundert!
Në fshatin përballë, Krutje të Siperme, rreth 20 minuta larg fshatit të Jonidës, dyert e mortit janë hapur prej të hënës. Gruaja, Margaritën dhe dy fëmijët e Sokrat Shanos presin e përcjellin njerëzit e fshatit te tyre.
Sokrat Shano u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra miq e të afërm, banorë të fshatit, të cilët pavarësisht historisë, e përshkruajnë si njeri të ndershëm e një bamirës të fshatit, ndonëse kishin dëgjuar prej kohësh për lidhjen e tij me një vajzë të re.
Edhe aty do e mbajne gjate ne goje neper kafene dhe shtepi historine e mashkullit qe kish patur nje lidhje me nje vajze te re. Burrat e fshatit do flasin me njeri tjetrin per “don Zhuanin” e fshatit i cili tashme nuk jeton, por pas ka lene respket ne province
Sokrat Shano, vrau duke e mbytur 29-vjeçaren më 13 gusht në një banesë në Golem. Para se t’i jepte fund edhe jetës së tij, ai la pas disa letra me adresa ku ndodhej trupi i pajetë i Jonidës, të cilën kishte zgjedhur ta vriste për të mos lejuar që ajo të ikte nga jeta e tij.
Ata te dy nuk jetojne me, por injoranca duket se do te jetoje gjate ne kete shoqeri mjerane!