Home KRYESORE Turqia i dërgon Greqisë dosjen për ekstradimin e tetë puçistëve

Turqia i dërgon Greqisë dosjen për ekstradimin e tetë puçistëve

Dosja e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në lidhje me tetë puçistët të cilët u arratisën me helikopterë në Greqi pas tentativës për grusht shteti nga kulti i dhunshëm terrorist FETO, përmes Ministrisë së Jashtme u dërgua në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari i Anadolu Agency (AA), Drejtoria e Përgjithshme e Ligjeve dhe Marrëdhënieve të Jashtme pranë Ministrisë së Drejtësisë në korniza të dispozitave të “Marrëveshjes për Ekstradim” mes Greqisë dhe Turqisë e cila është në fuqi, ka përgatitur dosje në lidhje me ekstradimin e tetë puçistëve të arratisur në Greqi.

Bëhet e ditur se dosja e dërguar nga Ministria e Drejtësisë në Ministrinë e Jashtme, është përcjellë në Greqi. Në kërkesën për ekstradim të përgatitur nga Kryeprokuroria Republikane e Stambollit, kërkohet ekstradimi i tetë ushtarëve me gradat e ditura që gjendeshin në helikopterin e markës Sikorsky S70 Hawk S/N me numër regjistri 11308 që i përkiste Forcave të Armatosura Turke dhe që zbriti në Aeroportin e Aleksandropolisit të Greqisë më 16 korrik 2016.

Akuzat jane “Shkelje e kushtetutës duke përdorur forcë dhe dhunë”, “Tentativë për atentat ndaj presidentit të shtetit”, “Krim ndaj organit ligjvënës dhe qeverisë” dhe “Plaçkitje grupore me armë”.

Share: