Duket se vendosmeria e Himarjoteve per te mbrojtur pronat e tyre dhe kundershtuar projektin e qeverise per bregun e tyre, te cilin ata e quajne abuziv, vazhdon dhe behet me e vendosur.
Perpos protestave te vazhdueshme dhe propuncimeve ne Media, Mario Nesturi, njeri nga pinjollet e familjes se madhe te Nesturajve ne Himare, i ka shkruar ne Facebook Kryeministrit Edi Rama.
Gjuha e perdorur eshte vendase dhe duke e trajtur edhe kryeministrin si te tille (Rama eshte nga Vunoi) Nesturi i kujton kryeministrit vendosmerine dhe karakterin e zones e vecanerisht te fisit te Nesturajve per te mbrojtur pronat e tyre te cilat duket se nuk jane te pakta.
Duket se shkak per reagimin e Mario Nesturit eshte bere filmimi qe i eshte bere shetitores prej betoni te bregut te Himares, ku dikur ishte rere natyrale dhe me sa duket nga vendosmeria e qytetarit ajo ka qene prone e kesaj familja te madhe te zones.
Mario Nesturi ne emer te familjes i premton kryeministrit vendsmerine per te fituar te drejten e tyre duke ju drejtuar gjykates, por ai i kujton Edi Rames se ne te shkuaren kur shteti ishte bere abuziv, familja e tij dhe zona kane ditur te reagojne me vendosmeri dhe dinjitet.
Komuniteti i Himares me date 14 gusht organizon nje proteste ku pritet qe te dale vullneti i banoreve te zones kunder projektit te qeverise “Rama”. Autoritet lokale kerkuan mos realizimin e protestes, por vendosmeria e banoreve bere qe te ndryshoje vetem vendi ku do realizohet protesta dhe jo anullimi i saj.
PS: Perqasje.com siguroi nje foto te mesazhit qe Mario Nesturi i ka derguar kryeministrit Rama