Home KRYESORE VIDEO/ Dhunë ndaj të miturës në Vlorë… Duhet reaguar!

VIDEO/ Dhunë ndaj të miturës në Vlorë… Duhet reaguar!

Një video denoncimi i një rasti dhune ndaj një të miture, ka mbërritur në adresën e redaksisë së Televizionit Klan.

Në videon që është filmuar në qytetin e Vlorës, në mëngjes, rreth orës 08 e 30 minuta, duket një djalë rreth 30 vjeç që ndjek me vrap vajzën rreth 8 vjeç, e cila i thotë të ikë, ndërsa ai i afrohet dhe me dorën e djathtë e kap për flokësh, ndërsa dorën e majtë ia vendos në fyt duke e shtrënguar, dhe i thotë gjatë gjithë kohës “pusho.”

Një zonjë e moshuar afrohet, dhe ai e lëshon. Vajza zbret rrugën duke qarë, dhe sipas denoncuesit, ajo dëgjohej duke u shprehur se do i thonte të atit që të marrin pasaportat dhe të iknin në Itali tek halla e saj./Tv Klan

Ky duhet te jete nje rast kur shoqatat ne mbrojtje te te miturve, por e gjithe shoqeria te reagoje qe te sensibilizoje per nevojen e mos perdorimit te dhunes ndaj femijeve!

Share: