Një zyrtar turk ka thënë sot se shteti i tij do ta zbatojë në tërësi marrëveshjen në mes të BE-së dhe Turqisë, që ka për qëllim të ndalë fluksin e migrantëve, por se nuk do të ndërmerret asnjë hap i mëtejmë për të kontrolluar fluskin e migrantëve, përderisa BE nuk heq kërkesat për liberalizimin e vizave për shtetin turk.
Këto komente të ministrit Omar Celik vijnë pas takimit të zhvilluar me ministrat e jashtëm të BE-së në Bratisllavë. Çelik tha takimi përfundoi me një “konsensus të fortë lidhur me fokusimin në agjendën pozitive dhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të Turqisë dhe BE-së”.
Nuk ka indikacione të tjera se këto bisedime kanë ulur tensionet në mes të BE-së dhe Turqisë, të cilat janë përkeqësuar pas puçit të dështuar ushtarak, kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.
Ministri turk tha se skema e migracionit do të vazhdojë të zbatohet por pa liberalizim të vizave, “Turqia nuk është pozitive që të ndërmarrë hapa të rinje për të ngritur mekanizma të reja”.