Nga Ylli Dylgjeri
Vetting-u hyri në fuqi këto ditë. Dhe për pasojë duhet të shikojmë dhe kryqëzimin e viktimave të para. U startua me një prokuror të Prokurorisë së Tiranës, dhe një oficer të policisë gjyqsore, për të vijuar siç u parajmërua me nje Kryetar Gjykate që kërkon përfitime seksi.
“Drejtimin” e zbatimit të Vettingut e “mori” emisionin investigativ “Stop” në televizionin Klan, ndërkohë që ligji u a njeh institucioneve të votuara në Kuvend. Pra, po ndodh ajo që u parashikua. Mediat avanguarde do të jenë te parat që do shpërthejnë skandalet korruptive për të mos folur për marifetet politike. Duket se emisioni “Stopi” hyri “pa rradhë” se për forcë zakoni është gazeta Tema që pritet “ta udhëheqë” investigimin, diskretitimin, deri në degjenerimin e proçesit ligjor.
Uroj që institucionet e ngarkuara të shpejtojnë për zbatimin e Ligjit, përndryshe proçesi do marrë drejtim klientelist dhe politik duke vërtetuar akuzat e opozitës që tashmë e ka derguar Ligjin për rrëzim në Gjykatën Kushtetuese
Le të presim ditët që vinë.
Kush e ka rradhën?