Nga Artur Nura
Qe marredheniet e Edi Rames me Ilir Meten jane tejet te tendosura kete nuk e kundershton askush me. Zyrtarisht koalicioni eshte ne normalitet, por jo rastesisht Edi Rama ja mori Shpetim Idrizin dhe PDIU Ilir Metes.
Ky i fundit, kryetari Kuvendit pra, kishte kohe qe kujdesej me mjaft elegance ndaj Idrizit, por duket qarte qe kryetari i partise se Cameve ka bere zgjedhje pragmatiste dhe ka pranuar ofertën e kryeministrit Rama.
Duket qarte se Rama ka nje plan tjeter te madh ne mendje me PDIU e Shpetim Idrizit te cilen duket qarte qe do ta spostoje nga kauza Came, ne nje parti pa ideologji qe duhet te terheqe elektoratin pragmatist te cilin deri tani e zoteron LSI ne rritje te vazhdueshme elektorale.
Pra PDIU ne planet e Edi Rames nuk eshte vetem per 71 votat e qeverise “Rama2” por edhe te nje qeveri “Rama3” ne dhe pas zgjedhjeve te 2017.
Sigurisht qe Rama nuk ka hasur ne veshtiresi ne kete projekt sepse kjo parti e themeluar si parti e Cameve ka kohe qe nuk merret me Kauzen, por vetem me pushtetin dhe vende pune.
Shpetim Idrizit i pelqen roli i partise se trete dhe i vetem nuk do mund tia arrije. Me mbeshtetjen e kryeministrit Rama padyshim qe shanset jane shume me te medha.
Edhe LSI ne parlamentin e shkuar vetem 4 deputete kishte dhe ne tashmin 18. Kjo rastesi numrash mund te kete rritur oreksion si te Idrizit ashtu edhe te Rames votat e te cilit ne PS nuk kishin ndonje rritje ne te dyja votimet e siper cituara.
Pse jo, rasti i zgjedhjeve ne Diber eshte nje test per kete skeme. LSI po rri e menjanuar ne Diber dhe rolin e saj atje e ka marre PDIU, e cila patur asnje Cam ne ate qytet verilindor ka arritur te marre vota. Fitorja e Muharem Rames do rriste shume aksionet per kete projekt…
Per Idrizin funksion ose jo kjo skeme nuk ka rendesi. Ai ne te gjitha rastet del i fituar! Por nese do funksionoje kjo skeme eshte akoma shpejt per ta thene. Kjo do varet edhe nga performanca e Ilir Metes, Sali Berishesh dhe Lulzim Bashes.
Dy te paret jane politikane te vjeter dhe kane demostruar qe dine te luajne mire ne politike. Ne mes eshte edhe Reforma ne Drejtesi dhe paleve do u duhet te luajne fort. Pse jo, per jete a vdekje politike…