Home KRYESORE Absurditete te autoriteteve = penalitete te qytetareve!

Absurditete te autoriteteve = penalitete te qytetareve!

Nga Sokol Shameti

Bllokojnë sheshin “Italia”. Bllokojnë sheshin “Nënë Tereza”. Ngushtojnë një korsi në çdo rrugë se do rishtrojnë nga e para tubacionet e ujit. Ngushtojnë kryqëzimin e Pallatit me shigjeta.

Bllokojnë sheshin Skënderbej. Mbajnë bllokuar unazën e vogël. Dhjetëfishojnë praninë policore në çdo kryqëzim për të dubluar shpesh në mënyrë kontradiktore çdo semafor. E shumëfishojnë kohën që një makinë mund të lëvizë nga pika A në pikën B.

Shumëfishojnë shpenzimet në karburant, amortizim e aksidente. E bëjnë të pamundur sjelljen normale të kujtdo që ia do puna të lëvizë me automjet.

Më pas janë gjithmonë aty të gatshëm dhe me një gëzim të lig për të ndëshkuar rëndë çdo sjellje jonormale të shkaktuar po prej tyre në këtë qytet që e kanë kthyer në një grackë të qëllimshme.

Shkatërrojnë nervat e një qyteti të tërë të vendosur në pozicion shah-mat. Dhe pastaj kanë kurajon të kërkojnë respektim të rregullave. Urdhëro???!!!

Share: