Home KRYESORE Ambientalisti: Ushtarët rusë në Shqipëri në pritje të armëve kimike (foto)

Ambientalisti: Ushtarët rusë në Shqipëri në pritje të armëve kimike (foto)

Është bërë viral denoncimi i bërë nga i riu ambientalist Besmir Agalliu. Sipas tij forcat ruse që ndodhen këto ditë në vendin tonë kanë një qëllim që po mbahet sekret. Sipas tij ato po marrin pjesë në çmontimin e armëve kimike nga Siria!

“Trupa ushtarake RUSE sot kanë zbarkuar në Tiranë (si asnjë herë më parë nuk është dhënë arsye) së bashku me trupat Amerikanë & Angleze janë bashkuar. Kjo gjë me jep të drejtë Informacionit që ARMËT KIMIKE SIRIANE kanë zbarkuar dhe po mbahen në FSHEHTËSI TOP SEKRET. RUSIA, USA & ANGLEZËT kishin një marrëveshje që çaktivizimi i ARMËVE KIMIKE SIRIANE të bëhej në një SHTET ASNJANËS, ku të ishin prezent vetë këto forca që do e mbikëqyrnin operacionin e SHKATËRRIMIT TË ARMËVE KIMIKE SIRIANE. Info që këto ARMË KIMIKE po bëhen në një zonë midis Krujës e Durrësit në një BAZË USHTARAKE e cila plotëson standardet minimale për kryerjen e këtij operacioni. Nëse njihni ndonjë bazë USHTARAKE, ju lutem më njoftoni. Kamionët me Armët Kimike do vijnë nga Porti i Durrësit. Fotot janë bërë pak ditë më parë në Durrës. Ti gëzojmë Armët Kimike” – shkruan Agalliu.

Share: