Nga Andi Bejtja
Le te hyme pak real politike, ti leme te gjitha per momentin…Rama shpreh nje siguri maksimale per fitimin e zgjedhjeve te ardhshme. Rama flet per rritje te ekonomise, per rritje te investimeve te huaja. Rama flet per ulje te papunesise. Rama dhe ministrat e tij flasin per rritje te turizmit shqiptar. Pra ne kete aspekt industria e perpunimit te mbetjeve sic mbeti off per vite e vite me radhe mund te rrinte dhe 8 muaj sa te vinin zgjedhjet e ardhshme.
Nga ana tjeter pikerisht, pse jemi 8 muaj para zgjedhjeve qeveria po ul gjobat per biznesin, po flet per rritje rrogash etj etj, si cdo qeveri po perpiqet te mbaroje disa vepra qe te lere gjurme per mire pikerisht per kete dite. Perkunder gjithe ketyre perpjekjeve, duke e ditur te gjithe, pasi e ka deshmuar dhe vete qe eshte nje nga qeverite qe kujdeset me shume se cdo gje tjeter per fasadat, kujdeset me shume se gjithcka per imazhin, pikerisht kjo lloj qeverie, shkon dhe varros pikerisht 8 muaj para zgjedhjeve nje kauzat e veta me te medhaja morale!
Kjo, duke e ditur shume mire qe do te kete pasoja per te, madje duke rrezikuar dhe me mesazhin perfundimtar pikerisht 8 muaj perpara zgjedhjeve: duke pare ne Parliament per here te pare pikerisht ne nje kohe gati gati fushate, numrin e frikshem 63 si mazhorance.
Cfare tregon kjo? Thjesht, paster, shqip, kjo tregon qe Kryeministri ka pushuar se menduari si politikan, thjesht po mendon si biznesman. Kaq lexohet qarte.