Home KRYESORE Arian Galdini ka reaguar lidhur me nje interviste te Ambasadores se Greqise...

Arian Galdini ka reaguar lidhur me nje interviste te Ambasadores se Greqise ne Tirane Eleni Suorani.

Kryetari i LDE Galdini shprehet se: Ceshtja came ekziston, qendron dhe nuk mund te fshihet dot me deklarime mohimi as nga Ministria e Jashtme e Greqise e as nga Ambasada e Greqise ne Tirane. Fqinjesia e mire, nuk mund te ndertohet mbi mohimin. Nuk rekomandohet ne asnje praktike politike a diplomatike nderkombetare, qe Ministria e Jashtme dhe Ambasadori i nje vendi, me shume se diplomaci te bejne histori ne deklarimet e tyre publike. Diplomacia kerkon dhe gjen zgjidhje. Ndersa historia studiohet.

Nuk mund te aplikohen leksione historike e as qendrime politike a diplomatike bazuar ne leksione historike te njeanesuara. Ne si LDE besojme se vete fakti qe Diplomacia e vendit fqinj gjen strehe tek leksionet e njeanesuara historike per te bere diplomaci dhe politike me Shqiperine, eshte deshmi e pranimit te ceshtjes came. Me fjale ata e mohojne kete ceshtje, por me strukjen pas leksioneve historike qe i adaptojne si qendrime diplomatike e politike, ata pranojne terthorazi ekzistencen e kesaj ceshtjeje.

Ne si LDE besojme shume te fqinjesia e mire me Greqine. Ne e inkurajojme dhe e deshirojme shume fqinjesine e mire me Greqine. Eshte ne te miren e te dyja vendeve tona. Ndaj bejme thirrje qe Diplomacia e Greqise ne Athine apo Tirane, te mos perdorin leksionet e njeanesuara historike per te komunikuar me institucionet dhe publikun e Shqiperise. Eshte koha te flasin per thelbin e ceshtjes came e jo me leksione historike. Ceshtja came as zgjidhet e as perkufizohet dot me direktivat e Diplomacise se Greqise ne Athine apo Tirane.

Ceshtja came zgjidhet me mendjehaptesine dhe gatishmerine ligjore, politike dhe diplomatike per ta shtruar dhe shqyrtuar seriozisht ne Tryezat e Bashkepunimit mes dy vendeve tona. Per ne shqiptaret, ceshtja came ka rendesi madhore sepse behet fjale per te drejtat dhe lirite e me komuniteti te tere qe duhet te respektohen dhe permbushen sipas te gjitha Koventave Nderkombetare.

Qeveria e Shqiperise dhe Qeveria e Greqise, nuk ka pse te bejne histori, por te vendosin mbi Tryeze letrat dhe te shqyrtojne zgjidhjen e plote te kesaj ceshtjeje. Ne besojme se eshte vetem ceshtje vullneti te mire. I urojme mireseardhjen Ambasadores se re te Greqise Eleni Suorani ne Tirane dhe shpresojme qe misioni i saj diplomatik, te kete sa me pak leksione historie e sa me shume vepra te mbara ndertimi miqesie e bashkepunimi te frytshem mes dy vendeve tona.

Share: