Arrestohet në Shijak Lulzim Rubjeka, 37-vjeçari mbi të cilin prej 17 vjetësh rëndojnë akuza të rënda: “Vrasje”,”Vjedhje në rrethana rënduese”dhe”Rrëmbim përsoni” me maksimumin e dënimit deri në 30 vjet burg.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm të një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, konkretisht shtetasin Lulzim Rubjeka 37 vjeç, banues në Xhafzotaj , Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi i mësipërm është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Tirana me shkresën Nr. 6940kl/1, datë 15.09.2016, pasi Gjykata e Tranit, Itali ka dërguar urdhërin e arrestit Nr. 2929// RGNR, datë.16.09.1999 , e cila ka caktuar masën e sigurisë”Arrest me burg” për veprat penale: “Vrasje”, “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe”Rrëmbimi i personit” parashikuar nga nenet 110, 575,576, 581, 582, 628, 605 të Kodit Penal Italian.
Maksimumi i dënimit është deri në 30 vjet burg. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./Syri.net