Në statusin e tij më të fundit, Avokat Ngjelaështë eshte rrëfyer shumë entuziast për deklaratën më të fundit të Ambasadorit amerikan Lu, por nga ana tjetër, i është drejtuar shumë “ashper” Presidentit Nishani, deri aty sa e “urdhëron” ta nënshkruarjë sa më shpejt dekretin e Vettingut!
“Optimizëm kishte sot në Tiranë pas asaj që dëgjuan nga ambasadori Donald Lu, kur ai tha: “ndëshkimi i korrupsionit të lartë politik në Shqipëri, dhe reforma në drejtësi, janë përparësi të politikës amerikane në favor të interesit të popullit shqiptar”.
Në fakt ato janë edhe përparësi e politikës aktuale amerikane në Ballkan.
Tani të gjithë shqiptarët kanë besim. Kurse të inkriminuarit e politikës së lartë dhe gjyqtarët e korruptuar, e kanë hedhur shpresën te mundësia e bllokimit të ligjit të vetingut nga presidenti Nishani.
A ka mundësi ky president t’i kundërvihet opinionit publik shqiptar dhe politikës amerikane?
Vetëm nëse frika e ndëshkimit të mundshëm të tij, i ka hequr arsyen normale, për ta futur në një “telash politik edhe me të madh”.
Në fakt Donald Lu sot ka paralajmëruar në mënyrë diplomatike Presidentin shqiptar që ky të mos e zvarrisë firmosjen e ligjit të vetingut, se ndëshkimi i korrupsionit në Shqipëri është përparësi e politikës amerikane.
Por me e rëndësishmja është që shqiptarët sot ndienë realitetin e ndëshkimit të korrupsionit shqiptar. Ata tani janë të bindur se politika amerikane do ta çojë deri në fund çeshtjen e nisur të pastrimit të politikës shqiptare, të gjyqësorit shqiptar dhe të krimit të organizuar në Shqipëri.
Shqiptarët po presin të shohin konkretisht shpëtimin e të ardhmes së tyre shqiptare, dhe ambadadori amerikan ua përforcoi sot ndjenjën optimiste të shpëtimit.
Historia e Shqipërisë në këta dy muaj që vijnë, do të prekë fatin real të shqiptarëve.
Këtë po ndiejnë së brendshmi shqiptarët që janë optimistë dhe me shpresën e shpëtimit nga kjo gjëmë që ka dy dekada që iu ka bllokuar jetën e tyre kombëtare.”