Home KRYESORE Basha: Ja me çfarë do përballeni po tentuat të vidhni votat e...

Basha: Ja me çfarë do përballeni po tentuat të vidhni votat e dibranëve!

Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ ka folur për fushatën që po zhvillohet në Bashkinë e Dibrës. Basha ka deklaruar se këto zgjedhje vënë përballë dy kandidat, atë të krimit e drogës, dhe atë të vlerave të dibranëve. Më tej, kreu i demokratëve ka thënë se po ftoi PS në Dibër s’do ketë më bashki, por një bandë.

“Këto janë zgjedhjet e dibranëve për të zgjedhur kryetarin e bashkisë. Këto zgjedhje vendosin përballë dy kandidat për të zgjedhur të ardhmen e Shqiërisë. Njëri përbëhet nga një grusht politikanësh me në krye Edi Ramën. Duan të zgjedhin një kukull për të vazhduar me tenderat, me drogën. Sherefedin Shehu përfaqëson vlerat e dibranëve, është maja e Ajsbergut. Socialistët grisën dje testet e PS. Ata e bënin këtë për urrejtje. Po flasim për një situatë jashtëzakonisht të rënduar. Në Dibër ka një përplasje jashtëzakonisht të madhe. Nëse fiton PS, nuk do ketë më bashki, por një bandë. Do mbajnë përgjegjësi deri më një po tentuan të vjedhin votat e dibranëve”.

Share: