Home KRYESORE Berisha: “Konçesioni i ‘Rrugës së Kombit’ largoi Haxhinaston nga detyra”

Berisha: “Konçesioni i ‘Rrugës së Kombit’ largoi Haxhinaston nga detyra”

Një aferë me koncesionin e “Rrugës së Kombit” ka larguar ish­ ministrin Haxhinasto nga detyra. Kështu deklaron ish Kryeministri Sali Berisha i cili përmes një postimi në fcebook i referohet qytetarit dixhital.

Sipas tij, prishja e pazareve me koncesionin e kësaj rruge bëri që të shkarkohej ministri i Transporteve. Berisha thotë se fituese u shpall një firmë turke, mirëpo ajo nuk pranoi të paguante 20 % të fitimeve si ryshfet te Olsi Rama, thotë Berisha.

STATUSI

U prishen pazaret e para! Rama ndryshon fituesin e koncesionit te Rruges se Kombit!

Te dashur miq, dy muaj me pare, pas mbylljes se tenderit nderkombetar per mirembajtjen e Rruges se Kombit, pas shqyrtimit te te gjitha ofertave dhe ankesave, qeveria shpalli fituese kompanine turke “Vendeka Bilgi” me nje oferte me te kushtueshme se sa kompanite e tjera pjesemarrese ne tender.

Kompania turke u perzgjodh, sipas nje burimi qeveritar, pasi,pervec ryshfetit direkt prej 2.7 milione euro, u zotua per te derdhur çdo vit 20% te fitimit ne kontot e fshehta te Edi dhe Olsi Rames. Mirepo kompania “Vendeka” me pas beri gabimin fatal, ku, po sipas burimit ajo kerkoi qe kjo %­dje te pergjysmohej, gje qe e terboi Ramen.

Nuk dihet ne se largimi i Haxhinastos kishte lidhje me kete zemerim, por dihet se Rama, jashte çdo afati dhe procedure ligjore urdheroi Sekretarin e Pergjithshem te mafies qeveritare, Agaçi te anuloje tenderin dhe ky i fundit, me Komisionin e Prokurimit Publik zbatoi urdherin.

Prej dy ditesh, 5 here ne dite mediat njoftojne se tenderi u anulua por nuk thone se cilat ishin arsyet qe u shpalle fitues kompania turke, dhe a ka lidhje largimi i papritur i Haxhinastos me kete afere dhe se si ka mundesi qe komisioni nuk bllokoi sipas ligjit, qe ne krye te radhes shpalljen e fituesit dhe te njoftonte zyrtarisht vendimin e tij? Keto pyetje e kane nje pergjigje te vetme; prishjen e Rames ne pazare me kompanine turke. sb

Share: