Home KRYESORE Bregu: Ja çfarë kërkon Komisioni Europian nga Shqipëria

Bregu: Ja çfarë kërkon Komisioni Europian nga Shqipëria

Nga Majlinda Bregu

Pas takimit me Komisionerin Hahn, në takimin e 8- të Këshillit të Stabilizim Asocimit.

Nga ngritja e tij e deri sot, asnjëherë nuk ka munguar diskutimi i hapur me palën Europiane, mbi çka është arritur e çfarë pritet nga Shqipëria për të vazhduar më tej drejt çeljes së Negociatave të Anëtarësimit.

Të gjithë të qartë se votimi i Reformës në Drejtësi në mënyrë unanime nga Parlamenti është një arritje e madhe për Shqipërinë, por zbatimi i saj është kushti kryesor që na bën të besueshëm.

Kam përsëritur edhe sot në takim se zbatimi i ligjit të Dekriminalizimit dhe Zhvillimi i Zgjedhjeve të Lira e të Ndershme, janë dy prioritete të tjera krahas atyre pesë, të caktuara nga Komisioni Europian, pa të cilat asnjë vend anëtar nuk do të votonte dot për Çeljen e Negociatave.

Më vjen mirë për Vlerësimin që ka marrë Këshilli Kombëtar i Integrimit në këtë takim dhe për përkrahjen për të nisur prej aty përpjekjen për trajnimin e identifikimin e grupit të negociatorëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë, kur të vendosët data e Çeljes së Negociatave.

Share: