Home KRYESORE Deputetja e PDIU, Mesila Doda ministre, por jo ne portofolin qe i...

Deputetja e PDIU, Mesila Doda ministre, por jo ne portofolin qe i duhet Kauzes te kesaj partie…?

Tashmë duket është mbyllur marreveshja mes Edi Ramës dhe Shpetim Idrizit per faktin se PDIU do të marrë post ministri.

Në selinë rozë të tregojnë në koenfidencë edhe emrin e ministres që do të sjellë PDIU. Ajo është Mesila Doda, një deputete karizmatike dhe kurajoze shkuar se fundi ne kete pasi u largua nga PD. Por ende nuk dihet se cilin portofol ministror do të marrë Mesila Doda. Thuhet se gjasat jane te zevendesoje Mirela Kumbaron.

E qartë mbetet se PDIU do përfaqësohet me një ministër në kabinetin Rama. Kjo ia rrit autoritetin PDIU, e cila deri tani ka marrë poste të dyta por me plot “bereqet”, porse aspak pozicione te cilat do ndihmonin Komunitetin Cam per te zgjidhur problematiken e tyre historike me Greqine.

PDIU gjate fushates elektorale kish kerkuar te ngrihet Ministria e Emigracionit,  por kete qasje e ka harruar tashme  ndersa per Ministrine e Jashtme as qe mund te flitet. Per fat te keq kjo parti e ka harruar Kauzen per te cilen u themelua dhe po mendon vetem per pushtet.

Share: