Home KRYESORE Diktatura e Reformave

Diktatura e Reformave

Nga Nebi Bardhoshi

Besoj se e dihet qe sistemi politik qe e jetojme dhe e perjetojme ka shume emra. Nje prej tyre eshte sistem apo me sakte periudhe post-diktatoriale. Edhe une e perdor si reference. Por mendoj se eshte nje lapsus. ‘Lapsusi’ ne fjale mund te quhet ase thirret ne menyre me kuptimplote – shkarje. Ne fjalen ‘shkarje’ do te duhej gjendur rehat si nga ana etimologjike po aq semantike.

Menyra me e drejte per ta thirrur ne emer nje sistem do te duhej te ishte nisur nga praktila e pervoja e njerezve qe e jetojne se sa nisur prej nje reference nga pikepamja historike. Pare nga ky kend dhe kusht, do te ishim prape ne kurthin e iluzionit kolektiv (ndoshhta). Sidoqofte si banor i ketij sistemi propozoj ta quaj sistemi i ‘ diktatures se reformave’.

Ndokush mund te me qortoje se shoqeria dhe ne (shqiptaret ne kete rast) nuk mund te behemi ndryshe si shoqeri dhe si njerez. Pikerisht ky eshte nje nder parimet baze te nenzeshme te ketij tipo diktature. Ne fakt edhe e shume diktaturave moderne. Ato ndertojne fillmisht njeriun dhe shoqerine e pabere ne menyre qe te ndertojne/legjitimojne veten ne funksion te berjes se njeriut dhe shoqerise finale dhe si finalitet.

Reformat duhet te jene te pasosshme dhe te kudonevojshme ne menyre qe diktatura e reformave te behet e domosdoshme. Aq sa kushdo qe del kunder tyre shihet si i njeri qe skupton ose qe i perket krahut te gabuar politik. Loja dhe pse nga aktore pa shume dije behet shume e holle.

Ne kete loje perfshihen te gjithe. Edhe ata qe heshtin.

P.S

Sapo e mbylla kete status se shkruari degjova termin ‘me ka kapur reforma’. Termi kapje eshte bash ai qe duhet ne kete rast. Jemi te gjithe te kapur. Apo jo?

Share: