Home KRYESORE Dylgjeri zotit Lu: Alkaponen e kemi parë në filma. Alkaposhët vijojmë ti...

Dylgjeri zotit Lu: Alkaponen e kemi parë në filma. Alkaposhët vijojmë ti shohim në TV-të.

Nga Ylli Dylgjeri

Duam kokat zoti Lu!

Emrat i duam zoti Lu. Ashtu si lek-u i ka dy anë, e rëndomë tek ne quhen koka dhe pila. Edhe krimi ka dy anë: Shefi dhe ekzekutori.

Publiku kërkon kokat. Flisni troç zoti Lu. Flisni për kokat. Meqë dole në publik ndryshe, gozhdoje padinë! Kujt i trembesh? Atëhere, kush janë kokat se pilat po dalin rrallë e më rrallë në sheshe?

Janë vështirësuar edhe dorëheqjet në këtë kohë. Edhe braktisja e pushtetit paraqet rrezik. Po e thatë pa emra, do na ndjekë pandëshkueshmëria dhe kokat do shpresojnë të bëhen shenjëtorë, martirë nuk bëhen.

Duam Kokat!

Alkaponen e kemi parë në filma. Alkaposhët vijojmë ti shohim në TV-të.

Emrat ju lutem.

Share: