Home KRYESORE E plasi Pjerin Ndreu: Segmente të koalicionit, kundër PS-së ne Diber

E plasi Pjerin Ndreu: Segmente të koalicionit, kundër PS-së ne Diber

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka hedhur akuza per partnerët e koalicionit të PS-së, për zgjedhjet në Dibër: Ne fakt, edhe pse ato u fituan me diferencë të madhe nga kandidati i majtë, Muharrem Rama, Ndreu duke folur për rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se disa segmente të koalicionit të majtë kanë punuar kundër PS.

“Segmente të koalicionit të majtë kanë punuar kundër PS”, tha Ndreu. Deri më tani, PDIU është proklamuar si kontribuuese kryesore në rezultatin e Dibrës dhe po kerkon shperblim ministror, ndërsa LSI-ja nuk ka reaguar per kete deklarate duket qarte se per te aludohet nga ana e deputetit socialist.

Edhe vetë ministri Gjiknuri tha për mediat, se PS-ja do të shohë se cili nga partnerët e saj ka kontribuar më shumë në këto zgjedhje, duke mos u nxituar të japë deklarata të parakohshme për këtë temë.

Para zgjedhjeve Ilir Meta kish thene se nuk do merrej me probleme lokale sic jane edhe zgjedhjet ne Diber dhe ne mitingun permbylles ishte vetem Petrit Vasili.

Tani duket se shkembimi i akuzave do te vazhdoje edhe ne nivele me te larta se ato te Luan Rames qe here pas here leshon thumba politike per kryeministrin si kjo qe leshoi tashme edhe Pjerin Ndreut.

Ketu do jemi dhe do te shohim. Ndoshta fillimisht me levizje ne qeverine “Rama2″…

Share: