Home KRYESORE Ekzekutimi i ish-drejtorit të OSHEE-së u krye nga vrasës profesionistë

Ekzekutimi i ish-drejtorit të OSHEE-së u krye nga vrasës profesionistë

Burime nga Policia e Shtetit kanë bëre me dije se ekzekutimi i ish-drejtorit të OSHEE-së, që u vra mëngjesin e së premtes në qendër të Rreshenit është realizuar nga vrasës me pagesë.

Ditën e sotme Policia ka gjetur një automjet të djegur, i cili u përkiste atentatorëve të ish-drejtorit të OSHEE-së, që u vra mëngjesin e së premtes në qendër të Rrëshenit.

Burime nga Policia thonë se autorët që eliminuan Saimir Jakun i kishin vënë flakën mjetit dhe e kishin fshehur në Malësinë e Kurbinit, afër fshatit Vinjoll. Automjeti rezulton se është i vjedhur. Po kështu, atentatorët kanë qenë të kujdesshëm, duke mos lënë gjurmë në mjet.

Share: