Një elektriçist ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të qytetit të Korçës dhe sipas policisë elektriçisti ka mbetur në shtyllë. Shërbimi i ambulances është nisur drejt vendngjarjes për t’i dhënë ndihmë elektricistit, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.