Home KRYESORE Endira Bushati: Unë e kam “vuajtur” vetë prokurorinë…!

Endira Bushati: Unë e kam “vuajtur” vetë prokurorinë…!

Nga Endira Bushati

Dhe në fakt, pa e provuar, nuk do ta kisha besuar kurrë që ajo funksionon në atë mënyrë klienteliste, të korruptuar dhe jo profesionale, aq sa shndërrohet në të vërtetë si organizatë kriminale.

Unë e kam provuar vetë se si për interesa të Digitalbit dhe Sandrit, u gjet një prokuror që të ngrinte një akuzë që unë nuk kisha vepruar ndaj piraterisë televizive, duke cënuar interesat e TCH, Digitalbit dhe Sandrit…

Piratët e mëdhej që ankoheshin se vidheshin nga piratët e vegjël…

Do të kishte pasur një lloj kuptimi nëse prokuroria do t’i shërbente veç Ramës, por t’u shërbesh interesave private të televizioneve, s’është asgjë tjetër përveçse kriminale….

Dhe kur kjo i bëhej një pedagogu të juridikut, që gjysmën e prokurorëve i kishte shokë shkolle e gjysmën studentë, imagjinoja se çfarë u bëhej njerëzve të thjeshtë…

E njoh pak Ardian Brahon. Më ka lënë përshtypjen e një profesionisti dhe njeriu korrekt.

Unë nuk e gjykoj dot pse në një video merren para në emër të tij.

Aq më pak prirem ta gjykoj, kur video transmetohet në televizionin e Sandrit apo qoftë edhe në TCH…

Hetimi korrekt e i paanshëm le ta zbulojë!

Por që, Ardian Braho dhe çdo koleg i tij, zbatojnë urdhrat e shefave, kushdo që njeh prokurorinë, e di fort mirë!

Share: