Flasin të afërmit e Juglend Kapllanaj, i riu që një ditë më parë u hodh nga terminali i Rinasit dhe u vetëvra.
Për ‘News 24’ ata kanë thënë se 23-vjeçari nuk ka pasur probleme psikike, por ishte i fejuar dhe jetonte me qera me prindërit. Sipas familjarëve, “policia e Rinasit ka neglizhuar situatën”. Ai mësohet se kishte dy ditë që kishte shkuar në Gjermani tek të afërmit.
Policia tha dje se djali kishte mbërritur në Shqipëri në orën 15:30 nga Mynihu. Pasi ka kaluar kontrollin kufitar në hyrje, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku u ka thënë punonjësve se është një “Spiderman”. Teksa nuk dihet se si ai është lejuar të hipë në tarracën e zyrave të kompanive ajrore, prej nga ku u hodh nga një lartësi prej 7-8 metra. Trupi i tij u transportua në spitalin e Traumës, por nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra./opinion.al