Në gjyqin që po zhvillohet ndaj Mark Frrokut në Tiranë për një vrasje të kryer në Belgjikë në 1999 ka dëshmuar edhe ish-kunati i viktimës. Pra ish-burri i motrës së Aleksandër Kurtit.
Ardian Ukaj deklaroi para trupës gjykuese se “në atë kohë kishte dëgjuar nga vjehrra se autori i vrasjes është Aleks Vukaj”. Pra kësisoj dhe qartazi ai ka mbrojtur Mark Frrokun, duke mos e permendur në lidhje me këtë vrasje./opinion.al