Home KRYESORE Lufta për Kanabisin, Interesa italiane dhe delire shqiptare!

Lufta për Kanabisin, Interesa italiane dhe delire shqiptare!

Nga Carlo Alberto Rossi/Exit.al

Prej disa vitesh në Shqipëri po përhapet, cdo vit e më shumë, kultivimi i marjuanës. Që në fillim të viteve 90 ky ka qënë shqetësimi kryesor i shprehur nga analistët e shërbimeve italiane, të cilët që atëherë kishin frikë që vendi mund të rrëshqiste nën kontrollin e organizatave kriminale më të fuqishme. Që në ato vite tregu i europës perëndimore të drogës ishte faktikisht në dorë të grupeve kosovare, që nuk kishin mundësi të përhapeshin në Itali si pasojë e pranisë së “padronëve të fortë të shtëpisë”.

Por prania e përhapur e emigracionit (emigrantëve) shqiptarë dhe rekrutimi në sistemin e shpërndarjes i ndryshuan gjërat. Sot gati në të gjitha kanalet e furnizimit të zbuluara nga policia italiane hetohen dhe shumë shpesh arrestohen një numër i madh qytetarësh me origjinë shqiptare dhe shumë pak italianë.

Prej gati 20 vitesh Ministria e Punëve të Brendshme italiane ka një mision në Shqipëri, qoftë me qëllim trajnimi të policisë vendase, si dhe me qëllime të inteligjencës dhe bashkëpunimit antikriminal, por rezultatet asnjëherë nuk kanë qënë entuziaste, madje shpesh kanë krijuar polemika në të dy anët e adriatikut.

Qeveritë e ndryshme shqiptare gjithmonë e kanë perceptuar këtë mision të policisë italiane si një përpjekje italiane për të minuar sovranitetin shqiptarë, dhe mbi të gjitha si një kërcënim i vertet për një sërë trafiqesh “të lejuara” nga qeveria shqiptare me qëllimin e vetëm të pasurimit, sic ndodhi në kohët e kontrabandës së cigareve, e ndjekur më pas nga skafistët që transportonin në fillim shqiptarë e më pas kinez të mbërritur me një vizë transiti, dhe prej disa vitesh tashmë marjuanën e prodhuar në Shqipëri.

Në luften kundër këtyre trafiqeve rezultatet e vetme pozitive janë arritur nga ndërthurrja e hetimeve të inteligjencës dhe aksionit të vendosur të politikës italiane, sigurisht e përgatitur nga diplomacia.

Një shembulli tillë (pastër) ishte ndërhyrja e papritur dhe paparashikuar e kryeministrit te atëhershëm Fatos Nano i cili, me të famshmin “ Aksioni Puna” të policisë shqiptare, i bëri të ditur të gjithëve që qeveria shqiptare nuk lejonte më fenomenin e skafistëve.

Që të arrinte këtë bindje ishte e nevojshme që Kryeministri italian Berlusconi, së bashku me shërbimet informative, të dërgonin sinjale shumë të qarta. Trafiku i skafistëve, si për cudi, u ndërpre.

Në vitet në vazhdim, në periudhën e qeverisë Berisha, vëmendja e misionit të policisë italiane u përqëndrua në dy drejtime: kapja e qindra të dënuarve nga drejtësia shqiptare te fshehur ne Itali si dhe lufta (parandalimi i) ndaj prodhimit dhe transportit të lëndëve narkotike.

Ndjekja dhe kapja e të arratisurve shqiptarë, e kryer për vite të tëra duke angazhuar një numër të madh forcash policore, rezultoi një strategji antiproduktive, me arrestimin e shumë pak personave të cilët nuk u ekstraduan për shkak të procedurave qellimisht konfuze të palës shqiptare, dhe rishqyrtimin e cuditshme të shumë dënimeve të gjykatës italiane italiane, që solli dhe lirimin e shumë personave të dënuar në mënyrë përfundimtare në Itali.

Këto fakte, të njohura shumë mirë nga qarqet e larta të politikës dhe administratës shqiptare ( që në fakt kanë qënë protagonistët), lejuan rrënjosjen e idesë, qoftë në rrjetet kriminale si edhe në politikën shqiptare, të nje dobësie të konsiderueshme (dhe qesharake) të shtetit Italian, si dhe të një qendrimi të vazhdueshëm tallës ndaj gjyqsorit dhe organeve policore italiane qe operonin në territorin shqiptar.

Mesazhi që u përhap në bashkëbisedimet shqiptare është që dhe institucionet italiane, përballë kriminalitetit shqiptarë, janë komplet të korruptueshme, qoftë për të ribërë një proces, qoftë për tu fshirë nga lista e të kërkuarve.

Aksioni kundër prodhimit të lëndëve narkotike ka filluar në përbërësin e tij publik me pohime groteske të bëra në konferenca shtypi të organeve të policisë italiane mbi ndikimin ekonomik të prodhimit në Lazarat, me vlerësime tërësisht të sforcuar që i mveshnin atij fshati të vogël, efektivisht i varur në masë nga kultivimi i kanabisit, një PBB të barabartë me 40 për qind të të gjithë PBB së vendit.

Në atë periudhë (2004) një helikopter i policisë italiane gjatë një aksioni patrullimi të përbashkët në Lazarat u qëllua me armë, duke u bërë lajm edhe në shtypin italianë, edhe për vlerësimet e tepruara ekonomike të fenomenit, por asnjë reagim nuk pati ne fakt nga qeveria Nano.

Në 2005 Partia Socialiste humb zgjedhjet parlamentare dhe në pushtet vjen Berisha, i cili do të qëndrojë për dy mandate, gjatë të cilave aksioni italianë do të përqëndrohet në kapjen e të arratisurve dhe në firmosjen e marrëveshjeve të reja për misionet e policisë, të cilat Berisha nuk i firmos por as nuk i kundërshton, duke i lënë misionet italiane në një harresë diplomatike, por i lejon ndonje trofe të kotë si moratoriumi i skafeve apo aksione të tjera propagande të këtij lloji, me dhjetëra zyrtarë italianë në mision për kërkimin e të arratisurve, shpejt të këshilluar nga ndonjë koleg apo mik shqiptarë të heqin dorë dhe ti dedikohen pushimeve.

Por në fundtë mandatit të dytë problemi i drogës, i mirë përfaqësuar më rastin e Lazaratit, del në skenë, edhe në shtypin italianë, duke e detyruara policinë shqiptare të kryej ndonjë aksion të dukshëm apo dhe pak më shumë, por të paktën nënshkruhet marrëveshja për kontrollin me avionë italainë, posacërisht të pajisur për të dalluar plantacionet me kanabis, që nisin aktivitetin në vitin 2012 duke e detyruar policinë shqiptare për të kryer një sërë sekuestrimesh në të gjithë territorin shqiptarë.

Me fitoren e socialistëve në 2013 qeveria italiane kërkon të sjellin interlekutorët e rinj shqiptarë të respektojnë marrëveshjet e vjetra verbale kundër aktiviteteteve të ndryshme kriminale, por vullneti i qeverisë italiane përgënjeshtrohet shumë shpejt me fakte nga mënyra e operimit (veprimit)të diplomatëve italianë në Shqipëri, që duken se mbështesin pa kushte qeverinë shqiptare, dhe në vecanti Ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, madje dhe në situata në kufi të besueshmërisë.

Partia Demokratike në opozitë, jep alarme të vazhdueshme për transportin e drogës nëpërmjet avionëve të vegjël dhe për plantacionet e marjuanës gjithmonë e më të përhapura, dhe kur në fillim të majit 2014 një avion i vogël italian përplaset gjatë një zbritje në plazhin e Divjakës rindez polemikat, dhe reagimi i policisë shqiptare është vetëm ai i arrestimit të zyrtarit të lidhjes së policisë shqiptare i ngarkuari për marrëdhëniet me kolegët e Guardia di Finanza, të angazhuar në aksione kundërveprimi për drogën në territorin e vendit.

Akuza, në fakt, është ajo që kaloi informacion armikut, por armiku në këtë rast është një zyrtarë i lartë i Guardia di Finanza italiane, jo një narkotrafikantë i rëndomtë.

Qeveria shqiptare shpejton të marre masa dhe vetëm pas pak javësh organizon një aksion ushtarak spektakolarë në fshatin e Lazaratit, dhe pas një luftë fallso, forcat e rendit shqiptare hynë në fshat duke sekuestruar më shumë se 100 mijë bimë kanabis, dhjetra armë dhe municione, arrestuan disa persona dhe mbi të gjitha festojne duke valvitur flamuj dhe duke bere komunikime shtypi si të kishin fituar një luftë botërore.

Një vit më pas, patrullimet ajrore vazhdojnë gjithmonë dhe qeveria shqiptare organizon një aksion të qëndrueshëm kundërveprimi ndaj plantacionve, të cilat duket se përhapet gjithmonë e më shumë dhe jo më e kufizuar vetën në jug të vendit, në fakt tani praktikohet në të gjithë territorin.

Forcat e rendit italiane vazhdojnë të sekuestrojnë ngarkesa droge nga Shqipëria, qoftë me mjete rrugore të zbritur me traget, si në gomone, si me avionet ultra të lehtë, duke evidentuar kundërveprimin shqiptarëështë shumë larg përmbajtjes së fenomenit.

Në mes të viti 2015 Dritan Zagani, zyrtari i lidhjes i arrestuar në 2014, akoma në arrest në pritje të një procesi – por vetëm për shpërdorim detyre, jo për narkotrafikim, arratiset në Zvicër me familjen, përfiton azil politik nga autoritete zviceriane dhe fillon të lëshojë deklarata të forta në shtyp – të mbështetura në fakte – mbi përfshirjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me disa narkotrafikantë.

Opozita merr hov dhe Kryeministri Rama organizon me shpejtësi një konferencë me mijëra policë shqiptarë për të festuar fitoret kundër trafikut të drogës përpara ambasadorëve italianë dhe amerikanë dhe për të diskretituar deklarimet e zyrtarit “të tij” të arratisur jashtë, nuk heziton të përcaktojë “i korruptuar dhe i përfshirë me narkotrafikantë” zyrtarin e Guardia di Finanza që bashkëpunon me Zaganin. E njëjta akuzë u ripërsërit ditën tjetër në emisionet televizive më të ndjekura të Shqipërisë.

Ambasadori italian, Massimo Gaiani, qëndron në qetësi dhe i pa shqetësuar ndaj linçimit publik të një shërbyesi të shtetit italian, jo një koment as dhe një reagim. Shpjegimi informal i siguruar nga mbështetësit e ambasadorit është gjithmonë e njëjtë: qeveria italiane nuk dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, dhe qeveria në detyrë është gjithmonë më e mira e mundshme për interesat italianët.

Por roli i institucioneve italiane në Shqipëri në këtë çështje nuk është thjesht pasive, në fakt, gjatë hetimit të Zagani dhe kolegut të tij të Financës, do të kishte një rol dhe kolonelja Anna Poggi, komandante e misionit policor në Shqipëri, që u kishte dhënë informacione shumë negative Ministrisë së Brendshme shqiptare mbi rolin e oficerit të Financave, duke pohuar (fuqizuar) kështu tezen e qeverisë se të dy ishin të lidhur me trafikantët shqiptarë të drogës.

Ky fakt u mësua nga dokumentat që ndodheshin në dosjen hetuese (procedurale) të Zaganit, por Poggi duke përfituar nga mërdhëniet e saj me një gazetë italiane pro qeveritare, hyn posacërisht dhe privatisht në Shqipëri, ku dhe bëri të mundur publikimin e një interviste prëkëse një version tjetër të të njëjtit dokument ( që kishte të njëjtën date dhe numër protokolli), në të cilën deklaronte se oficeri i Financës ishte zyrtarisht në një mision anti droge në Shqipëri dhe gëzonte besimin e plotë të autoriteteve italiane.

Figura e Anna Poggi, me mision në Shqipëri prej vitit 2008, pas një historie shumë të keqe të lidhura me torturat gjatë samitit të G8 në Xhenova për të cilat ishte dënuar dhe më pas liruar, kaq shumë e përfshirë në çështjet shqiptare në shërbim të qeverisë së radhës aq sa mund të kërkonte (dhe merrte) nënshtetësine shqiptare me qellimin e adoptimit të dy vogëlusheve shqiptare pavarësisht mos plotësimit të kritereve të kërkuara nga legjislacioni italian, është një e fakt tjetër që nuk ndihmon prestigjin dhe kredibilitetin e istitucioneve italiane në Shqipërinë tërësi, dhe misionin policor në vecanti.

Historia e marrëdhënieve të policisë midis shqiptareve dhe italianeve ka një tjetër episod “të fortë” me polemika e fundit mbi përgjimet që do të ishte kryer me një pajisje të “IMSI catcher” e huazuar “jozyrtarisht” nga misioni i policisë italiane, në në shkelje të rëndë me legjislacionit lokal. Edhe në këtë histori rishfaqet zyra e Anna POGGI-t dhe sidomos e zëvendësit të saj, por roli i tyre është i paqartë fale lojrave diplomatike diplomatike italiane dhe shqiptare, të cilat përpiqen të mbulojë çdo gjë me deklaratat lehtësisht të kundërshueshme nga faktet dhe logjika, por akoma dhe një herë arsyeja e shtetit me diplomacine italiane të mbrojë qeverinë shqiptare nga një sulm i opozitës, jo pa një qellim të caktuar.

Në këmbim Italia merr nje koment pozitiv nga ana e Ramës, i cili përdor tone të padegjuara më parë, dhe një konfirmim informal e vlefshmërisë të marrëveshjeve të mëparshme mbi misionin e Policisë.

Në këto ditë, falë ardhjes së sezonit të korrjes së radhës të kanabisit, mediat shqiptare janë plot me lajme mbi sekuestrot e plantacioneve të shumta dhe djegjes së mijrave bimëve të kanabisit gjatë cdo operacioni, por rrallë njoftohet për arrestime, dhe kjo rrit (fuqizon) polemikën e opozitës që mbështet idenë që kultivimi i marjuanës në gjithë territorin e vendit kryhet dhe mbrohet nga njerëz të Ministrisë së Brendëshme, e cila mbrohet duke deklaruar se lufta kundër kultivimit po sjell rezultate të pa arritura kurre me pare, me më shume se 1,2 milion bime te sekuestruara dhe djegura

Në fakt, lajmet e sekuestrimit të përditshëm i plantacioneve të marjuanës dhe me sasi gjithmone ne rritje të cilat nuk përkojnë me numrin e kultivuesve apo rojeve të arrestuar për të legjitimuar dyshimin që fenomeni po përhapet përtej cdo limiti falë bashkëpunimit, të organizuar apo jo, të policisë shqiptare.

Fenomeni në mënyrë të qartë mund të jet nxitur edhe nga nevoja e shumë fermerëve për të kompensuar me kulturat më fitimprurëse rënien e vazhdueshme të dërgesave të emigrantëve, të cilat mbeten burimi kryesor për jetesën e popullsisë rurale shqiptare.

Për më tepër origjina rurale e shumicës së popullsisë shqiptare u lejon atyre të mbledhin informacion nga të afërm dhe miq mbi personat që merren me kultivimin e marjuanës në cdo qark të Shqipërisë, por sigurisht kjo e dhënë, e ushqyer më së shumti nga “thuhet”, “dihet”, “te gjithë e dinë”, është aq informal më së shumti. për të krijuar nje psikozë të madhe se sa nje informacion të vërtetë.

Problemi i vërtetë mbetet gjithsesi roli i qeverisë, e akuzuar publikisht nga opozita për menaxhimin e drejtëpërdrejte të trafikut të drogës, dhe pjesë e ketyre akuzave është dhe fakti i mos informimit (as i Komisionit per Sigurine të Parlamentit) mbi rezultatet e verteta të kontrollit anti drogë të kryera nga avionët e policisë italiane, për të kuptuar nëse rritja e sekuestrimeve (kapjes) është fryt i rritjes se efikasitetit të forcave të rendit, apo, sic pretendon opozita, është fryt i një rritje te jashtëzakonshme të prodhimit. Kjo e dhëne, e shprehur ne hektar të kultivuar dhe të evidentuar ( identifikuar),në vitete mëparshme ishte raportur në shtyp nga vet Ministria e Brendëshme shqiptare, dhe fakti që Ministria nuk jep asnjë përgjigje dhe informacion as Parlamentit con në aprovimin e cdo lloj dyshimi

Gjatë ditëve të shkuara zëvëndës presidenti i Komisionit të Sigurisë në Parlament deklaroi se i ka shkruar Ambasadorit italianë në Shqipëri Cutillo për ti kërkuar këtë infromacion në të mirë të vetë komisionit.

Por edhe këtë herë rezultati do të jetë i dobët, në emër të interesave shtetërore dhe marrëdhënies së privilegjuar ndërmjet qeverive pra dhe me qeverinë e radhës, pala italiane do të preferojë të mos përzihet në polemikat e brendshme shqiptare, duke mbajtur një heshtje rigoroze diplomatike.

Dhe kjo heshtje do të shkojë të bashkohet me heshtjet e tjera të së shkuarës, duke lënë në një pjesë të madhe të popullit shqiptarë ndjesinë që edhe Italia, si Shqipëria është një vend në të vertet i dominuar nga kryqëzime interesash të parrëfyeshme ndryshe nga parimet kushtetuese aq shumë të deklaruara.

Po nëse qeveria italiane nuk shfaqet ndryshe nga ajo shqiptare, dhe nëse nuk i drejton qeverisë shqiptare disa cështje parimore në vend të shkëmbimeve të interesave pak të qarta për publikun, atëherë në sytë e publikut shqiptarë qeveria italiane nuk meriton një konsideratë më të lartë se sa ajo shqiptare, dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve do të vazhdojë të shohi nga Washingtoni dhe Berlini me shpresën që të paktën nga atje të vije sinjali ose më mirë urdhëri i prerë, për një ndryshim gjithmonë e më shumë të nevojshëm.

Share: