Home KRYESORE Ja dy mrekullitë që e shpallën Nënë Terezën Shenjtore

Ja dy mrekullitë që e shpallën Nënë Terezën Shenjtore

Nënë Tereza shpallet sot “Shenjtore”. Sipas rregullave te Kishesh Katolike mjaftojnë të njihen dy mrekulli dhe një person shpallet i Shenjtë. Dy janë mrekullitë të njohura botërisht që i hapën rrugën shenjtërimit të murgeshës shqiptare.

E para ishte dëshmia e Monika Besra nëna e 5 fëmijëve. Ajo është shprehur se lutja përpara ikonës në Nënë Terezës e shëroi nga sëmundja e tumorit në stomak. Ngjarja ndodhi në vitin 1998 një vit pas vdekjes së Nënë Terezës. Ajo rrëfeu se ndjekëset e saj e çuan në një kishë dhe i thanë të lutej përpara fotos së shqiptares. Ato i kishin dhënë një medaljon të Nënës Terezës të cilin e vendosën mbi stomakun e saj. Kur u zgjua Besra tha se dhembja e sëmundja ishte zhdukur. Kjo mrekulli u njoh nga në vitin 2003 Papa Gjon Pali i Dytë.

Mrekullia e dytë u njoh në vitin 2015 nga Papa Françesku.

Një 25-vjeçar nga Brazili konfirmoi se falë murgeshës shqiptare ishte kuruar nga tumori në tru. Në vitin 2003 Papa Gjon Pali i dytë shpalli Lumturimin e Nënës Terezë ndërsa në vitin 2016 Papa Francesku e shpalli atë të Shenjtë.

PS: Sigurisht qe ky eshte thjeshte lajmi, poer padyshim qe ka mekanizma te Kishesh qe i vertetojne keto mrekulli ne baze te filozofise krishtiane.

Share: