Home KRYESORE Ja kush qëndron prapa organizatave terroriste në Siri?!

Ja kush qëndron prapa organizatave terroriste në Siri?!

Në mediat gjermane u publikua sot një intervistë me komandantin e al-Nusras në Siri, i cili thekson se “amerikanët qëndrojnë në anën tonë”.

Intervista nga gazetari Jürgen Todenhöfer tregon për rolin që kanë palët dhe shtetet në luftën civile siriane, ndërsa ka intervistuar një nga krerët e organizatës terroriste Jabhat al-Nusra”, Abu al-Ezz në Alepo.

Një pjesë e deklaratave, thotë gazetari janë konfirmuar verbalist edhe nga një myfti në Aleppo.

“Ne jemi një pjesë e al-Kaedës. Parimet tona janë: Luftimet, pastërtia dhe siguria. Mënyra jonë ka ndryshuar. Izraeli për shembull, tani na mbështet për shkak se është në luftë me Sirinë dhe me Hezbollahun (grup libanez i mbështetur nga Irani). Amerika ka ndryshuar mendim për ne. ISIS është përdorur në interes të shteteve të mëdha, si Amerika për arsye politike është drejtuar larg parimeve tona”, tha ai.

“Shumica e udhëheqësve të tyre (ISIS) punojnë për shërbimet sekrete. Ne, Jabhat al-Nusra, kemi rrugën tonë. Në të kaluarën ata ishin me ne, ishin mbështetësit tanë”, tha ai.

I gjithë qëllimi thotë komandanti është rënia e regjimit diktatorial, regjimit tiranik dhe femohues.

Pyetjes nëse Shtetet e Bashkuara i Mbështesin rebelët?, Abu al-Ezz thotë qartë: Po! “SHBA-të mbështetin opozitën, por jo direkt. Ata mbështesin vende të cilat na mbështesin. Por nuk jemi të kënaqur me këtë mbështetje. Ata duhet të na mbështesin me armë të përparuara. Ne kemi marrë tanket nga Libia përmes Turqisë”, tha ai.

Komandanti deklaron se nga SHBA-të janë marrë direkt raketat.

“Kur “rruga” u mbyll dhe ne ishim të rrethuar, kemi pasur oficerë këtu nga Turqia, Katari, Arabia Saudite, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Ishin ekspertë të përdorimit të raketave, satelitëve, kamerave termike të survejimit….”, tha ai.

Këmbënguljes së gazetarit nëse këta ekspertë ishin edhe amerikanë, komandanti iu përgjigj disa herë: Po!

Pas armeve janë edhe financimeve. Ai thotë se Arabia Saudite ka dhuruar 500 milionë paundë sirianë, ndërsa Kuvajti ka dhuruar 1.5 milionë dinarë, ndërsa Shtetet e Bashkuara 5 milionë dollarë amerikanë.

Pyetjes nëse këto para ishin dhuruar nga persona privatë apo qeveritë, komandanti iu përgjigj: Nga qeveritë!

Share: