Aleati i Lulzim Bashes dhe PD, Kryetari i LDE Arian Galdini ka bere thirrje diten e sotme nepermjet nje deklarate per shyp, qe te mblidhet sa me pare Tryeza e Koalicionit Opozitar.
Galdini i ben thirrje Bashes qe ta therrase Tryezen e Koalicionit Opozitar per ti dhene jete, institucionalizim dhe peshe pergjegjesie politike dhe organizative, kesaj Tryeze.
Ja deklarata e plote e Arian Galdinit:
LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike eshte nje Parti e re qe ka vetem pak muaj qe eshte bere pjese e Koalicionit Opozitar. Ne nuk jemi ende Parti e provuar ne sfida zgjedhore per te folur per peshen tone elektorale ne Koalicion. E kuptojme shume mire rolin tone brenda Koalicionit dhe krejt modestisht, marim persiper te jemi kontribues dhe pergjegjesimarres brenda tij. Ne iu bashkuam Koalicionit Garues ne Diber me bindjen se aty do te ishim te gjithe se bashku ne nje sfide opozitare perballe Shqiperise se Kanabisit.
Opozita dhe kandidati yne i perbashket Sherfedin Shehu, nuk konkuronim perballe Koalicionit Qeverises dhe Muarrem Rames. Ne konkuronim perballe Shqiperise se Kanabisit e cila ka perpire cdo parcele toke dhe pa asnje diskutim ka zaptuar mbi te gjitha Lidershipin qe Qeveris vendin tone. Kolacioni Qeverises dhe Muharrem Rama ishin vetem instrumentat politike ne nje gare qe po perdorej nga Zoterit e Kanabisit te cilet jane ne nivelet me te larta te Qeverise aktuale.
Pritshmeria jone si LDE ishte per nje funksionim me mirenmanaxhues te energjive dhe kapaciteteve tona Opozitare. Por e verteta eshte se nuk ndodhi. Ne jemi ftuar vetem si ndjekes dhe pjesemarres te pakonsultuar.
Ne besojme se jo vetem pesha elektorale, por e gjithe vlera e kapaciteteve njerezore dhe politike e cilesdo Parti te Koalicionit Opozitar, por edhe e gjithe aktivisteve te spikatur, aktivisteve civile, personaliteteve publike, dhe komuniteteve qe ndihen Opozite me kete Qeverisje te Zoterve te Kanabisit, duhet te konsiderohet dhe konsultohet.
Eshte koha qe pas Dibres, te gjithe ne te bashkohemi e bashkerendohemi.
LDE i ben thirrje publike dhe zyrtare Lulzim Bashes dhe PD qe te therrasin menjehere Tryezen e Koalicionit Opozitar. Ne besojme tek Lidershipi i Lulzim Bashes dhe i PD.
Ama, kerkojme qe ata te mos na shohin si parti ndjekese dhe pjesemarrese te pakonsultuara. Kerkojme qe Tryeza e Koalicionit Opozitar te instalohet dhe ngrihet si nje strukture konsultimi, bashkerendimi dhe bashkeorganizimi politik opozitar, mbi baza javore mbledhjeje dhe ditore komunikimi.
Kjo eshte e vetmja menyre qe ne te jemi te vlefshem dhe te japim kontributin tone dhe te marim pergjegjesite tona brenda Koalicionit Opozitar.
LDE ka propozimet e saj per situaten post Diber.
Ne jemi per nje lufte totale kunder Qeverise se Zoterve te Kanabisit dhe per nje qendrim te qarte te Opozites se Bashkuar per ndryshime rrenjesore ne Kodin Zgjedhor.
Ne kushtet e nje Shqiperie te zaptuar politikisht dhe strukturalisht nga Zoterit e Kanabisit, mberritja ne nje Qeveri Teknike, mund te jete vetem gjysma e zgjidhjes se problemit.
Ne si Opozite duhet te qendrojme fort ne parime te medha per ndryshime radikale ne Kodin Zgjedhor.
Besojme dhe shpresojme shume se post Dibra nuk do te na zhyse ne spiralen e ndjesive emocionale dhe interesave dhe rivendikimeve per karriere e protagonizem personal.
Ne kemi nevoje per debat te forte, te verteta te thena haptazi, per reflektim e analize te thelle, por jo per lufte e dasi brenda nesh.
Kemi nevoje te bashkohemi ndersa themi te vertetat dhe te hapemi per me te miret e me te merituarit. Nuk duhet kurresesi as te fajesojme qytetaret as te Dibres, e askend tjeter.
Nuk kane faj qytetaret qe shiten. Fajin e kemi ne si subjekte politike qe nuk u deshmojme dot qytetareve me shpresenxitje, alternative zhvillimore, moralitet e profesionalizem, se vota e tyre vlen shume. Kur neve te behemi te zote ta rrisim vleren e votes ne syte, mendjet dhe zemrat e qytetareve tane, ata nuk do ta shesin me ate.
Vota qe shitet, eshte nje vote e deshperuar. Nuk shiten qytetaret. Shitet deshperimi i tyre dhe mosbesimi se vota e tyre sjell ndryshimin.
Ne duhet tu rrisim besimin qytetareve se vota e tyre sjell ndryshimin. Ne si LDE shprehim respektin, nderimin dhe mirenjohjen me te thelle qytetareve dibrane. Ata jane te mrekullueshem.
Nuk shiten ata voten. Fajin e kemi ne qe nuk i dhame vlere votes se tyre. Dhe patjeter qe fajin dhe krimin me te rende e kane Zoterit e Kanabisit qe e kane bere voten si mall tregu.
Ne si LDE marim pergjegjesine tone dhe peshen tone te fajit, qe nuk mundem te ndikonim sa duhet qe qytetaret te besonin tek vota per Opoziten.
Ne kerkojme publikisht te falur per pamundesine tone per te kumtuar mesazhin e shpreses qe do te sillte fitoren e kandidatit me te mire qe ishte Sherefedin Shehu.
Dibra na ka sfiduar te gjitheve qe te rikuptojme dhe risfidojme vetveten si Politikane, si Parti Politike dhe si Opozite e Bashkuar, qe ne muajt qe na kane mbledhur te bejme edhe luften totale kunder qeverisjes se Zoterve te Kanabisit, por edhe per pergatitjen e nje mesazhi dhe strategjie qe nderton besim dhe shorese tek qytetaret se vota e tyre vlen shume sepse ben ndryshime reale.
Aleati i Lulzim Bashes dhe PD, Kryetari i LDE Arian Galdini ka bere thirrje diten e sotme nepermjet nje deklarate per shyp, qe te mblidhet sa me pare Tryeza e Koalicionit Opozitar.
Galdini i ben thirrje Bashes qe ta therrase Tryezen e Koalicionit Opozitar per ti dhene jete, institucionalizim dhe peshe pergjegjesie politike dhe organizative, kesaj Tryeze.